Agjencia Zhurnal.mk.

Prokurori Juniku: Kemi informata që mund të jetë ushtruar dhunë edhe te personat e tjerë

Dorian Juniku, prokuror i Prokurorisë së Pejës, në Debat Plus, ka bërë të ditur se prokuroria ka informata se në Qendrën e të moshuarve në Pejë, mund të ketë raste të tjera të dhunës, edhe ndaj të moshuarve të tjerë, përveç asaj që u raportua gjatë ditës së mërkurë.

 

Juniku theksoi se prokuroria është ende në fazën hetimore, dhe se nuk do të ndalen derisa ky rast të zbardhet.

“Jemi në fazën fillestare hetimore, që në fund të kompletojmë rastin dhe të kemi një pasqyre të qartë se çfarë ka ndodhur, nuk do të ndalemi deri sa të sqarohet i gjithë rasti”, ka thënë ai.

“Është autorizuar policia, që të vazhdojë edhe të personelit, por edhe të tjerëve që janë vendosur aty. Kemi dyshime që këto raste mund të kenë ndodhur edhe më herët”, ka vijuar ai.

Related posts

Kush janë deputetët e ministrat e Vetëvendosjes që përfituan nga Trusti?

Z.H

​Dërgohen në Gjykatë 48 policët e arrestuar

D V

Presidentja Osmani e quan inspirues fjalimin e Zelenskyt

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More