Agjencia Zhurnal.mk.

Prokurorët pritet të akuzojnë kompaninë e Donald Trumpit

Prokurori i Qarkut në Manhatan, Cyrus Vance pritet të paraqesë akuzat më 1 korrik ndaj kompanisë Trumpit dhe zyrtarit të saj, Allen Weisselberg, pasi një ekip i gjerë shqyrtoi provat dhe gjeti se ato përbëjnë bazë për një padi penale.

 

Raportohet se akuzat përfshijnë përfitimet jo-financiare që kompania e Trumpit u dha drejtuesve të lartë pa i raportuar në mënyrë të duhur në regjistrat e taksave. Këto përfitime përfshijnë përdorimin e apartamenteve, makinave dhe pagesat e shkollimit.

Trump dhe familja e tij nuk pritet të paditen, por nëse kompania e tij dënohet do të duhet të paguajë gjoba dhe dënime të tjera.

Padia ndaj zyrtarit kryesor të kompanisë Weisselberg mund të përdoret edhe për ta bërë atë që të bashkëpunojë me prokurorët, për ndonjë hetim të ardhshëm kundër ish-presidentit dhe familjes së tij.

Trump, avokatët e të cilit janë takuar me prokurorët, kritikoi hetimin në një deklaratë më 28 qershor, duke e quajtur zyrën e prokurorit Vance “krejtësisht të njëanshme”.

Trump tha se aktivitetet e kompanisë së tij ishin një “praktikë standarde në të gjithë komunitetin e biznesit në SHBA”.

Hetimet ndaj kompanisë së ish-presidentit Trump janë zhvilluar në një periudhë mëse dy-vjeçare.

Kompania Trump zotëron klube golfi, hotele dhe prona luksoze.

Trump u dorëzoi kontrollin e biznesit dy djemve të tij të mëdhenj dhe Allen Weisselberg kur ai mori detyrën e presidentit në fillim të vitit 2017./informatat.com

Related posts

Varroset gazetari i vrarë britanik Dom Phillips

Xh M

Koreja e Veriut lajmëroi 21 raste të vdekjes nga Kovid-19, një javë pasi pranoi se ka epidemi në vend

Xh M

Lavrov nuk shkoi dot në Serbi/ Vuçiç: Do të vijojmë politikën e vendimeve të pavarur

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More