Agjencia Zhurnal.mk.

Prokurorët kryesorë amerikanë goditen nga hakerët, dyshohet se janë rus

Departamenti i Drejtësisë në Amerikë ka deklaruar se gati 30 prokurorëve iu ishin hakuar llogaritë elektronike të zyrave të tyre gjatë vitit të kaluar.

 

Sulmi që ka ndodhur ndaj përdoruesve të softuerit SolarWinds, për të cilin SHBA -ja e ka fajësuar Rusinë ishte sulmi më i keq i spiunazhit kibernetik ndaj qeverisë amerikane.

Nga Departamenti kishin thënë se 27 avokatët amerikanë kishin të hakuar të paktën një kompjuter të zyrës së tyre.

Kjo ka ngritur frikën se hakerët mund të kenë pasur informacion të ndjeshëm, përfshirë emrat e informatorëve.

“Potencialisht është shumë serioze,” tha për BBC-në Gil Soffer, një ish-prokuror federal.

Ai tha se postat elektronike të prokurorëve përmbajnë “informacion shumë të ndjeshëm, shumë konfidencial dhe shumë sekret”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Related posts

Ekzekutimet e kryera nga junta në Mianmar janë akt jashtëzakonisht mizor

Xh M

Zhduket aeroplani me 22 pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit në Nepal

Xh M

Hulumtim: Antitrupat e krijuar nga “Sinovac” mund të qëndrojnë vetëm 6 muaj

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More