Agjencia Zhurnal.mk.

Projekti/ BERZH dhe Luksemburg në bashkëpunim me Inkubatorin Oficina mbështesin bizneset start-up në Shqipëri

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ne bashkepunim me inkubatorin e biznesit Oficina organizoi takimin e parë, i cili shënoi nisjen e projektit për “Zhvillimin e Kapaciteteve për Startup-et Shqiptare”. Ky projekt është pjesë e Programit të BERZH për Ballkanin Perëndimor Star Venture” i cili është konceptuar për të ndihmuar me shërbime konsulence dhe mentorim kompanitë startup me potencial të lartë zhvillimi, me qëllim mbështetjen në përshpejtimin e fazave të rritjes së tyre. Programi Star Venture për rajonin e Ballkanit Perëndimor financohet nga Luksemburgu nëpërmjet Fondit të BERZH “Small Business Impact Fund” (SBIF) (donatorë të tjerë janë Italia, Japonia, Korea, Norvegjia, Suedia, Zvicra, TaiwanBusiness – EBRD Technical Cooperation Fund dhe SHBA).

 

Oficina është një nga bashkëpunëtorët e rëndësishëm të rrjetit të partnerëve të Këshilla për Bizneset e Vogla, BERZH, për zbatimin e Programit Star Venture në Shqipëri. Programi ka si qëllim ofrimin e shërbimeve cilësore të asistencës teknike dhe mentorimin e kompanive inovative startup në fazat e para të zhvillimit të biznesit, me synim inkurajimin e inovacionit në sektorë të ndryshëm me potencial zhvillimi në Shqipëri. Aktivitetet e projektit do t’i mundësojnë startup-ve të zgjerohen në tregjet ndërkombëtare dhe të aksesojnë mënyra alternative financimi për rritje të mëtejshme.

Për një periudhë 6-mujore, projekti për “Zhvillimin e Kapaciteteve të Startup-eve Shqiptare”, do të mbështesë 12 biznese startup, të cilat do të përfitojnë nga asistenca teknike dhe ekspertiza e konsulentëve lokalë dhe ndërkombëtarë.

Aktivitetet e projektit do të përqendrohen në:

  • Mbështetjen e startup-eve për të identifikuar një rrugëtim të qëndrueshëm dhe për të ndërtuar një strategji të suksesshme komercializimi;
  • Përgatitjen e planeve konkrete të zhvillimit strategjik për startup-et duke përfshirë krijimin e prototipeve dhe modeleve të biznesit për të aksesuar tregje lokale dhe ndërkombëtare;
  • Analizimin e tregut, vlerësimin e potencialit të produkteve/shërbimeve në treg, krijimin e një roadmap për kapjen e tregut, dhe si të realizojnë qasjen ndaj investitorëve, partnerëve dhe klientëve;
  • Zhvillimin e sesioneve trajnuese me qëllim rritjen e aftësive të startup-eve dhe përgatitjen për fazat e mëtejshme të zhvillimit;
  • Rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe rritjen e kapaciteteve në menaxhimin e tyre.

Related posts

Pas largimit të Enkelejd Jotit, Albana Fico emërohet drejtoreshë e QSUT-së

D V

Vendimet e para të qeverive “Rama 1, 2 dhe 3”, nga ndalimi i plehrave tek Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje

D V

Qeveria Rama 3, 12 ministri drejtohen nga gratë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More