Agjencia Zhurnal.mk.

Programi qeveritar i Kovaçevskit parasheh legalizim të marijuhanës për përdorim personal dhe kultivim në shtëpi

Shkup, 12 janar – Programi qeveritar i dorëzur nga mandatar Dimitar Kovaçevski, parasheh edhe legalizim të marihuanës për përdorim personal dhe kultivim në shtëpi. Kjo ëhstë një nga pikat  e shumta që përmban ky program, e që pritet të shtunën të marë përkrahje në Kuvend, bashkë me përbërjen e re të kabinetit qeveritar, transmeton Zhurnal.  

 

Kjo formë e legalizimt të marihuanës për herë të parë si ide u paraqit në fund të vitit 2020. Në qeveri thonë se paraprakisht do të hapet një debat më i gjerë në të cilin do të dëgjohen edhe idetë e organizatave joqeveritare dhe shoqatave të pacientëve. Debati do të intensifikohet gjatë vitit të ardhshëm.

Për momentin, Ligji parashikon kultivimin e kanabisit për përdorim mjekësor sipas përqendrimit të THC-së.

Disa nga OJQ-të vendor mendojnë se përdorimi i marijuhanës duhet të dekriminalizohet për përdorim personal dhe të legalizohet për t’u definuar ligjërisht kultivimi dhe shitja. Sipas tyre, Kodi penal për momentin nuk ndëshkon perdorimin personal të marijuhanës por kjo është një praktikë e krijuar ndër vite mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prokurorisë dhe Gjykatave.

“Dekriminalizim i kanabisit duhet të bëhej që dje. Është e vërtetë se është krijuar një praktikë e fuqishme sepse ligji aspak nuk penalizon. Në shtëpinë tuaj nëse përdorni kanabis kjo nuk është shkelje. Shkelje është nëse këtë e bëni në hapësirë publike dhe nëse prishni rendin dhe qetësinë.”-pat deklaruar Janaki Mitrovski, avokat dhe themelues i shoqatës për kanabis dhe politika të gjelbërta “Bilka”.

“Praktikat e mira në botë tregojnë se legalizimi për qëllime mjekësore shkon paralelisht me legalizimin e përgjithshëm për qëllime rekreative dhe vetëm kështu mund të ketë ndikim mbi përmirësimin e shëndetit publik.”, pat pohur Natasha Boshkova, poashtu avokate dhe këshilltare juridike në OJQ-të “Margjina” dhe “HOPS”.

OJQ-të kërkojnë edhe rishikim të ligjit që lejon përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësoreç pacientëve t’u mundësohet përdorim preparatesh më cilësore dhe të shumëllojshme, të shtohet lista se për çfarë mund të përdoret kanabisi si trajtim dhe të jepet mundësi që këtë të mund ta bëjnë edhe mjekët privat, përveç atyre publik.

Që nga legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore dhe deri tani Ministria e Shëndetësisë ka ndarë rreth 60 licenca. ///Zhurnal

Related posts

Ngjarje përfundimtare e projektit “Eliminimi i torturës dhe veprimit jonjerëzor në burgje”

D V

Shkup, sot regjim i posaçëm i komunikacionit

Redaksia

Borel: Bullgaria duhet të jetë më fleksibile për çështjen e zgjerimit të BE-së drejtë Ballkanit Perëndimor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More