Agjencia Zhurnal.mk.

Programerët me pagat më të larta në Maqedoni

Shkup, 21 korrik – Përsëri programerët janë me pagat më të larta në vendin tonë, ndërsa punonjësit e tekstilit me pagat më të ulëta, informon Zhurnal.

 

Sipas të dhënave që i publikoi Enti Shtetëror për Statistika, në krye me të ardhura më të larta qëndrojnë programerët.

Ata marin rreth 72 mijë denarë, që është rritje për 10% nga periudha e njejtë vitin e kaluar. Pas tyre menjëherë janë të punësuarit në farmaci, ku mesatarja është diku mbi 47 mijë denarë.

Më pas vijnë personat me veprimtari finansiare, telekomunikime, transporti ajror, menaxhimi me mbeturina dhe veprimtari menaxhuese.

Më të ulëta janë në industrinë e tekstilit. Në sektorin e prodhimit të tekstilit paga mesatare është diku 22,600 denarë, ndërsa te prodhimi i veshjeve diçka mbi 17,500 denarë.//Zhurnal.mk

Related posts

Përfundon votimi, fillon numërimi i votave

D V

Shilegov vjen me lajmin e ditës: Shpallet tenderi për Bus Rapid Transport

Z H

Numri i punëtorëve me kontratë afatshkurtër për herë të parë bie nën 1 milion në Gjermani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More