Agjencia Zhurnal.mk.

Profesori i matematikës nga Opaja i bashkangjitet LD-së

Shkup, 1 mars – Lideri i LD-së Izet Mexhiti ka prezantuar një prurje të re në parti.

“Lëvizjes Demokratike sot iu bashkangjit Arbnor Murtezi nga fshati Opajë, komuna e Likovës.
Arbnori është profesor i lëndës së Matematikës, i cili poashtu dallohet për profesionalizmin e tij në punën që bën.
Kyqja e tij në Lëvizjen Demokratike do të jetë frymëzim për shoqërinë, duke ndërtuar ura të reja të komunikimit dhe ide inovative në interes të shoqërisë në rajonin nga ku ai vjen.

Lëvizjes Demokratike çdo ditë e më shumë po i bashkangjiten anëtarë të rinj të cilët e shohin shpresën dhe veten në Lëvizjen Demokratike, të cilët duan të jenë pjesë e Ndryshimit.

NDRYSHIMI PO VJEN!
VAZHDOJMË!”, ka shkruar Mexhiti.

Related posts

Veteranët e UÇK-së porosi Grubit: Nuk lejojmë shkeljen e flamurit kombëtar! (VIDEO)

Redaksia

Kovaçevski: Gabuam me disa parti shqiptare

Redaksia

Toshkovski garanton proces të rregullt zgjedhor

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky