Agjencia Zhurnal.mk.

Profesoresha tregon se a mund të infektohen një person në të njëjtën kohë me variantin Delta dhe Omicron

Varianti Omicron po ecën me një ritëm marramendës dhe ekspertët e shëndetit janë vazhdimisht duke hulumtuar rreth tij.

 

Në “Good Morning Britain”, një panel ekspertësh shtroi pyetje nga publiku i gjerë për të ndihmuar në plotësimin e disa boshllëqeve. Një shikues shkroi dhe pyeti: A mund të infektohet një person me Omicron dhe Delta në të njëjtën kohë?

Ekspertja e epidemiologjisë, profesoresha Irene Peterson, ishte e gatshme për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, shkruan Express.co.uk.

Sipas profesoreshës Peterson, teknikisht mund të keni Omicron dhe Delta në të njëjtën kohë, por nuk ka gjasa. Pse? “Ka të ngjarë që Omicron të fitojë sepse dyfishohet shumë më shpejt se Delta”. Analiza e Prof. Peterson i bën jehonë mendimit të ekspertëve të tjerë të shquar.

Maria Van Kherkhove, Drejtuesja Teknike e COVID-19 në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, shkroi në Twitter për të informuar se Omicron po rritet me shpejtësi në vendet ku është zbuluar, ndërsa deklaroi gjithashtu se do të ketë më shumë raste të variantit të ri me rritje të transmetueshmërisë. 

Related posts

Çfarë do të thotë kur ju dhemb sqetulla? Ka disa shkaqe, njëri është alarmant!

D V

Ndikimi i ecjes pasi të keni ngrënë nëse vuani nga Diabeti – Të gjitha përfitimet

D V

Koha e mjaftueshme e gjumit për fëmijët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More