Agjencia Zhurnal.mk.

Prof. Dr. Shefket Dehari u zgjidh kryetar i Sindikatës së punonjësve të UT-së

Tetovë, 14 dhjetor – Në Universitetin e Tetovës, më 12 dhjetor 2023 u mbajt mbledhje për konstituimin e Kuvendit të Sindikatës së punonjësve të këtij institucioni. Në këtë mbledhje, me shumicë votash, për kryetar të Sindikatës u zgjodh Prof. Dr. Shefket Dehari, ndërsa nënkryetar u zgjodh Ali Salihi.

Në mbledhjen e Kuvendit themelues të Sindikatës së punonjësve të Universitetit të Tetovës, të pranishëm ishin 28 anëtarë të propozuar nga njësitë akademike, kurse pas diskutimeve të hollësishme, me shumicë votash u mor vendimi për konstituimin e Kuvendit dhe miratimin e Statutit të Sindikatës së punonjësve të Universitetit të Tetovës.

Prof. Dr. Shefket Dehari është ligjërues në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Tetovës dhe përpos procesit arsimor ka shënuar suksese edhe në veprimtarinë kërkimore-shkencore, si në botimin e studimeve në revista të njohura ndërkombëtare, por edhe në konferenca, simpoziume dhe tubime të tjera shkencore në lëmin e shkencave të natyrës.

Related posts

Gërkovska: Pjekuri demokratike në periudhën zgjedhore dhe të dimë të dallojmë aktivitetet partiake dhe shtetërore

Xh M

Skandali në Onkologji huton qytetarët  – S’ka detaje nga Prokuroria për hetimet

Xh M

Mariçiq: Jo ndryshime ligjore, por nevojitet dinamikë ku i gjithë procesi për dhënien e pasaportave do të përfundonte këtë verë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy