Agjencia Zhurnal.mk.

Prodhimtaria industriale në maj më e madhe për 16,5 për qind

Prodhimtaria industriale në maj të këtij viti në krahasim me vitin e kaluar është rritur për 16,5 për qind, ndërsa në pesë muajt e parë të vitit 2021 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020 shënon rritje prej gjashtë për qind, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës.

 

Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit maj të vitit 2021, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rënie për 12.0 %, në sektorin Industria përpunuese shënon rritje për 27.2 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rënie për 27.9 %.

Rritja në sektorin Industri përpunuese është kryesisht rezultat i rritjes së prodhimit në departamentet e mëposhtme: Prodhimi i produkteve ushqimore, Prodhimi i pijeve, Prodhimi i duhanit, Prodhimi i tekstilit, Prodhimi i veshjeve, Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike, Prodhimi i produkteve farmaceutike dhe përgatitjeve farmaceutike, Prodhimi i produkteve gomë dhe plastikë, Prodhim i produkteve të tjera minerale jo metalike, Prodhim i pajisjeve elektrike, Prodhim makinerish dhe pajisjesh, të papërcaktuara ose të përfshira diku tjetër Prodhimi i automjeteve motorike, rimorkio dhe gjysmërimorkio.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin maj të vitit 2021, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje në Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 34.0 %, Mallra kapitale për 44.0 %, Mallra të qëndrueshme të konsumit të gjerë për61.0 % dhe Mallra jo të qëndrueshme të konsumit të gjërë për 11.6 %, ndërsa rënie u vërejt tek Energjia për 43.5 %.

Related posts

MATTO: Delegacioni afarist nga Edrene për vizitë në Maqedoni të Veriut

Z H

Miratohet investimi strategjik për parkun solar në vlerë prej 270 milionë eurove

D V

Despotovski: Fokusohemi në investime më cilësore të cilat sjellin paga më të larta

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More