Agjencia Zhurnal.mk.

Prodhimi industrial në gusht me rënie prej 5.1 për qind në bazë vjetore

Shkup, 2 tetor – Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), indeksi i prodhimeve industriale në muajin gusht të vitit 2023, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak është 94.9.

Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin miniera dhe gurore gjatë muajit gusht të vitit 2023, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rënie për 8.5 %, në sektorin industria përpunuese shënon rënie për 5.5 %, ndërsa në sektorin furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje për 5.7 %.

Rënie në sektorin Industria përpunuese është kryesisht rezultat i rritjes së prodhimit në departamentet e mëposhtme: Prodhimi i pijeve, Prodhimi i produkteve të duhanit, Prodhimi i tekstileve, Prodhimi i veshjeve, Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike, Prodhimi i gomës dhe produkteve të masës plastike, Prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve, Prodhimi i pajisjeve elektrike, Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve, të paspecifikuara apo të përfshira diku tjetër, Prodhimi i automjeteve, rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove dhe Prodhimi i mobilieve.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin gusht të vitit 2023, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Energjia për 1.1 %, derisa rënie vërehet te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 5.5 % Prodhimet kapitale për 7.7 % Mallra të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 26.0 % dhe Mallra jo të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 2.8 %, Indeksi i prodhimeve industriale në periudhën janar – gusht 2023, krahasuar me periudhën janar – gusht 2022, është 100.3. 

Related posts

Pacientët me sëmundje të rralla, Shoqata: Mungesë e madhe e terapive

Xh M

Konsensus politik për korrupsionin mediatik përmes keqpërdorimit të flamurit evropian në parlament

Xh M

Qytetarët blejnë vetëm produktet e nevojshme dhe kanë frikë nga një rritje e re çmimi

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy