Agjencia Zhurnal.mk.

Procesi integrues evropian dhe fillimi i negociatave inkuadruese, tema të takimit Osmani-Ruten

Shkup, 2 nëntor – Ngjarjet aktuale në kontekst të procesit integrues evropian të Maqedonisë së Veriut, perspektivat për fillim të negociatave inkuadruese dhe ngjarjet  e fundit të brendshme politike ishin tema kyesore në takimin  e ministrit të  Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe  eurodeputetit  Thijs Reuten (Grupi Socialist, Holandë), i cili po qëndron për vizitë pune në vend.

 

Osmani, siç kumtoi MPJ-ja,  potencoi se Parlamenti Evropian vazhdimisht jep mbështetje principiele në lidhje me perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, me ç’rast shfaqi pritje se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Bashkëbiseduesit, krahas zhvillimeve aktuale politike në vendin tonë, diskutuan edhe për komunikimin bilateral me Bullgarinë në përpjekjet për tejkalimin e bllokadës së Korrnizës negociuese, për dinamikën rajonale dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.

“Eurodeputeti, Thijs Reuten riafirmoi mbështetjen e tij dhe i vlerësoi pozitivisht rezultatet reformuese të Qeverisë, siç është konstatuar në Raportin e fundit të Komisionit Evropian, si dhe kontributin aktiv të vendit në promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore”, theksohet në kumtesën e MPJ-së. 

Related posts

Antikorrupsioni-Maqedoni: Të kryhet auditim financiar në Agjencinë për Rini dhe Sport

D V

Eskobar: SHBA-ja shpreson se Shkupi dhe Tirana do t’i fillojnë negociatat me BE-në këtë vit

D V

Kasami e pranon detyrën e kryetarit të Tetovës: Do të ketë revizion të plotë për punën e komunës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More