Agjencia Zhurnal.mk.

Procesi i Berlinit: Maas do të drejtojë konferencën e minsitrave të jashtëm

Të martën mblidhen virtualisht ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndirmor dhe disa vendeve të BE-së për të biseduar për ecurinë e mëtejshme të procesit të Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Këtë e bëri të ditur të hënën në  Berlin, zëvendëszëdhënësja e ministrisë së punëve të jashtme të Gjermanisë, Andrea Sasse. Konferenca ka për qëllim të parapërgatisë samitin e ardhshëm të krerëve të qeverive, i cili do të zhvillohet nën drejtimin e kancelares Angela Merkel në fillim të  korrikut.​​

Sipas Sasses, veç ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, aty marrrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të disa vendeve anëtare të  BE-së, si edhe Komisioneri i Zgjerimit, Olivér Várhelyi, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian, Stefano Sannino. ​​​​

Related posts

Të afërmit presin të burgosurit e liruar me amnistinë e Vitit të Ri budist në Mianmar

Xh M

New York Times kufizon përdorimin e fjalës “gjenocid” në lajmet mbi konfliktin Izrael-Palestinë

Xh M

SHBA i përgjigjet kërkesës së Autoritetit Palestinez për anëtarësim në OKB

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy