Agjencia Zhurnal.mk.

Procesi Brdo-Brijuni/ Për tetë vite, asnjë arritje

Shkup, 17 maj – Zhurnal.mk – Sot po mbahet takimi Bërdo-Brijoni e organizuar nga Kroacia dhe Sllovenia që janë dy anëtare të Bashkimit Europian dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Serbisë të cilët janë pretendente për anëtarsim në Unionin Europian.

 

Vendet e Ballkanit Perëndimorë kanë shumë konteste mes vete, të cilët janë aq të fuqishme saqë kanë bllokuar procesin integrues të disa vendeve të rajonit drejt BE-së dhe drejt organizatave tjera ndërkombëtare. Ky bllokim i integrimeve ka rritur skepticizmin rreth proceseve integruese dhe ritjen e nacionalizimit që ka shkaktuar rritjen e tensioneve në këtë pjesë të Europës, dhe çdo inicativë që do të mundësonte zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve do të ishte e mirëseardhur për vendet e rajonit, shkruan Zhurnal.

Ky samit i ka rrënjet e saja në vitin 2013 që ishte një inciativë e presidentit të Kroacisë Ivo Josipoviç dhe atij të Sllovenisë Borut Pahor të cilët si qëllim kishin integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Europian dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimorë përmes forcimit të bashkpunimit rajonal dhe zgjidhjes së kontesteve mes vendeve të rajonit, që është një takim i cili mbahet çdo vit për të diskutuar arritjet dhe problematikat e këtyre vendeve në rrugën e tyre integruese.

Liderët e Ballkanit Perëndimor në vitin 2019 në kuadër të samitit të Bërno-Brijonit miratuan një deklaratë të përbashkët drejtuar Komisionit Evropian, ku theksuan se anëtarësimi i rajonit të mbetet në axhendën e BE-së, pasi perspektiva e tij Evropiane konsiderohet e rëndësishme jo vetëm për stabilitetin e rajonit, por edhe vetë Bashkimin Evropian.

Që nga kjo deklaratë që bënë vendet pjesëmarrësë në samitin e Bërno-Brijonit, e që prej së cilës kanë kaluar dy vite ne nuk kemi një reagim serioz nga ana e BE-së për ndërmarjen e hapave konkrete për integrimin e vendeve të Balkanit Perëndimorë, ku edhe përkundër përpjekjeve të këtyre vendeve disa nga shtetet e unionit vazhdojnë ta bllokojnë procesin e anëtarsimit. Duket që deklaratat dhe qëndrimet e liderëve të këtij samiti nuk merren seriozisht nga BE dhe vendet e saj anëtare, pasi qëndrimet e tyre për këto vende mbetën të njejta dhe të pa ndryshuara.

Edhe përkundër që ky samit organizohet që prej 2013 që është një periudhë 8 vjeçare,fatkeqësisht ne nuk kemi një rritje të dialogut dhe bashkpunimit rajonal, që fatkeqësisht në disa raste gjatë kësaj kohe ajo është ashpërsuar edhe më shumë mes vendeve të Ballkanit Perëndimorë.

Kontesti mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut vazhdon që ta mbaj peng fillimin e negociatave kësaj të fundit me Bashkimin E uropian e cila ka ndikuar negativisht në stabilitetin e brendshëm gjë që samiti Bërno-Brijoni nuk ka arritur që ti jap një epilog apo sado pak të lehtësoj rrugën për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes dy vendeve.

Një kontest tjetër i cili po mban të ngërthyer rajonin është ai mes Serbisë dhe Kosovës, ku edhe përkundër që këto dy vende janë pjesë e samitit të Bërno-Brijonit mosmarrëveshja e tyre vazhdonë të jetë pa një zgjidhje, mosmarrëveshje e cila po e mban rajonin e Ballkanit Perëndimor nën hjen e pasigurisë.

Presidenti Slloven që është edhe vendi nikoqir i samitit të sotëm, vizitoi vendet e Ballkanit Perëndimorë e cila ishte si një parapërgatitje me qëllim përafrimin e qëndrimeve mes vendeve të rajonit të cilët do të mundësonin që çështjet e pazgjidhura të arrijnë një epilog ose ato mos të bëhen pengesë për proceset integruese, ai gjithashtu theksoi se është i angazhuar që përmes procesit të Bërno-Brijonit të punojnë së bashku për të gjetur strategji të re e cila do të mundësonte përshpejtimin e procesit integrues të vendeve të Ballkanit Perëndimor në drejtim të BE-së.

Ky samit do të jetë ndryshe, pasi një nga kryesuesit siç është Sllovenia ishte e përfshirë në një dokument i njohur si “non paper” e cila parashihte ndryshimin e kufijve në Ballkan e cila u kundërshtua nga shtetet rajonale dhe Bashkimi Europian, e cila do të këtë një efekt të madh në të ardhmen e këti samiti, pasi besimi ndaj kësaj inciative është ulur ndjeshëm që nga ai zhvillim dhe efektet negative mbi të ardhmen e saj do të jenë të mëdha.

Duke parë samitet e kaluara, vështirë që të besohet se ky takim i rradhës do të prodhojë një rezultat konkret në drejtim të përspejtimit apo vancimit të procesit integrues të vendeve të Ballkanit Perëndimorë drejt Bashkimit Europian.//Zhurnal.mk

Related posts

Zgjedhjet lokale më 31 tetor – propozimi për të cilin partitë duhet të prononcohen

R Zh

Kontesti me Bullgarinë sërish temë e debateve në këshillin ministror në BE

D V

Regjistrohen 367 pacientë të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More