Agjencia Zhurnal.mk.

Procedura për nxjerrjen e pasaportave në Munih është shkurtuar prej gjashtë muaj në tri javë

Shkup, 28 dhjetor – Stacioni bazë për nxjerrjen e dokumenteve të udhëtimit në Konsullatën e Përgjithshme të Maqedonisë së Veriut në Munih funksionon me sukses. Deri më tani kanë aplikuar 470 shtetas tanë, 380 dokumente udhëtimi janë përgatitur dhe dorëzuar në konsullatën e përgjithshme, ndërsa 252 tashmë janë marrë, njoftuan nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ).

 

Diaspora jonë në Munih shpreh falënderim për procedurën e shpejtë dhe të lehtë për marrjen e dokumenteve të udhëtimit. “Procedura për marrjen e pasaportës po ecë shpejt. Sot me burrin i morëm pasaportat. Me procedurën e shpejt u bënë për një muaj. Po lehtësohet puna për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjithçka është në rregull, sipas terminit. Kemi kryer punë shumë shpejt. Para tri javëve jam fotografuar. Tash po e marr pasaportën. Jam falënderues”, bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë.

Për suksesin e gjithë procesit të vendosjes së stacionit bazë në Munih është deklaruar edhe Konsulli i Përgjithshëm, Rexhep Demiri, i cili theksoi se në bashkëbisedim me qytetarët këtë vendim e kanë mirëpritur dhe janë shumë mirënjohës dhe janë shumë të kënaqur se nuk shkon më një procedurë për marrjen e pasaportës në 6 deri më 9 muaj, por e marrin për 3-4 javë.

Sot përveç se në Munih, stacionet bazë funksionojnë me sukses edhe ne Çikago, Nju Xhersi, Bon, Berlin, Bern, Lubjanë, Vjenë dhe Londër, si dhe stacionet mobile në Stokholm, Bruksel, Mellburn, Toronto dhe Venecia.

Related posts

Blerim Sejdiu i BESË-s do të garoj edhe për një mandat në Zhelinë

Redaksia

ASH: Të korruptuarit s’mund ta luftojnë korrupsionin

N E

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More