Agjencia Zhurnal.mk.

Problemet në lagjen e shtëpizave në Kodrën e Diellit!

Shkup, 11 dhjetor – Lagjja e shtëpizave të vikendit në Kodrën e Diellit në Tetovë vazhdon të jetë e lënë pas dore. Me rrugë të pa pastruara, gropa edhe mbeturinat në hyrje të lagjes. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, kërkon nga pushteti lokal që të bashkëpunojnë me qëllim që të gjendet një zgjidhje.

 

“Lidhur me këto probleme me kryetaren paraprake të komunës së Tetovës dhe menaxhmentit e komunës i kemi diskutuar por edhe kemi qenë në faza përfundimtare për t`i realizuar, qoftë ajo në përmirësimin e infrastrukturës rrugore të Lagjes së uikend shtëpizave, qoftë në përmirësimin e ndriçimit publik, por njëkohësisht edhe në rritjen e kapaciteteve të parkingjeve. I bëj thirrje kryetarit aktual të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, që të thellojë bashkëpunimin me institucionet qendrore me të vetmin qëllim që bashkërisht të punojmë për projekte që janë në interes të qytetarëve dhe vizitorëve të Kodrës së Diellit që të rrisim numrin e turistëve”, u shpreh Bekteshi.

Drejtori i “Elem Turs”, Adem Avziu, thotë se komuna duhet të gjejë një zgjidhje për mbeturinat.

“Mbeturinat që ndodhen në hyrje të Kodrës së Diellit janë pasqyra reale e vizitorëve që ballafaqohen. Për këto çështje është mirë që të pyesni në komunën e Tetovës dhe ndërmarrjen publike që menaxhon me mbeturinat që të zgjidhen këto probleme”, vlerëson Avziu.

Nga Komuna e Tetovës thonë se tashmë janë duke e identifikuar problemin në këtë lagje që është në kompetencë të komunës së Tetovës, ndërsa bëjnë apel që ministri të mos merret me politika të ulëta ditore, ndërsa theksojnë se pushteti ka pasur kohë që edhe më herët për të kërkuar llogari për këto probleme.

“Ne kemi dërguar inspektoratin në Kodrën e Diellit për ta identifikuar problemin dhe për t’i dhënë zgjidhje ligjore të qëndrueshme në bazë të kompetencave që ka komuna. Në këtë rast do të respektohen të gjitha procedurat ligjore dhe masat do të jenë në këtë funksion. E një njëjta gjë vlen edhe për mbeturinat. Pra, shumë shpejt do të kemi një zgjidhje. Problemet e shtresuara me vite nuk mund të keqpërdoren për të kërkuar llogari nëpërmjet deklaratave të politikës ditore, nga se ato kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme që tashmë është në proces e sipër”, deklaruan nga Komuna e Tetovës.

Edhe pse Kodra e Dellit është në pjesën parkun Nacional Mali Sharr, kohëve të fundit ndërtimet e shumta po shkaktojnë kaos urbanistik.

Related posts

Lehtësohen masat anti-Covid në RMV

D V

Petkov do të zëvendësojë Radevin në Bruksel, pritet edhe një “JO” për Maqedoninë

Z.H

Raporti i DASH: Angazhim maksimal në parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More