Agjencia Zhurnal.mk.

Problemet me lojtarët, Monaco shkarkon Niko Kovacin?

Skuadra franceze e Ligue 1, Monaco ka shkarkuar trajnerin Niko Kovac, sipas burimeve të AFP të afërta me klubin.

 

Ish-trajneri i Bayern Munichut, Kovac, mori skuadrën franceze në korrik 2020, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare me opsionin edhe për një viti tjetër.

Skuadra nga Principata përfundoi e treta sezonin e kaluar, por u eliminua në fillim të Ligës së Kampionëve dhe është e gjashta në Ligue 1, 17 pikë prapa liderit Paris Saint-Germain.

U raportuan gjithashtu për tensione midis 50-vjeçarit dhe anëtarëve të skuadrës duke përfshirë kapitenin Wissam Ben Yedder.

Sipas AFP, klubi ka vendosur të ndahet me trajnerin kroat shkaku i këtyre problemeve.

Kovac udhëhoqi më parë Bayern Munichun, Eintracht Frankfurtin dhe ekipin Kombëtar të Kroacisë. 

Related posts

Neymar mohon se PSG e ka nxjerr në shitje: E vërteta është se unë do të qëndroj në Paris

D V

Ribery do të mbetet në Serie A, në bisedime me dy skuadra

D V

“Portieri më i mirë në botë nuk shkon në PSG” – Cassano e godet Donnarumman

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More