Agjencia Zhurnal.mk.

Problemet e mëdha financiare, skuadra nga Liga e Parë nuk pritet ta zhvillojë ndeshjen e Kupës së Kosovës – në rrezik edhe vazhdimi i garave

Nuk kanë fund problemet tek skuadra simpatike Arbëria nga fshati Dobrajë i Lipjanit.

Edicionin e kaluar, skuadra lipjanase ishte hijeshia e Superligës, duke zhvilluar disa ndeshje shumë të mira.

Këtë edicion Arbëria e nisi me objektiva madhor edicionin e ri në Ligën e Parë, por gjërat kanë ndryshuar shumë pas gjashtë muajve të parë.

Arbërisë iu larguan të gjithë lojtarët dhe trajneri pas problemeve të mëdha.

Tani është faqja Sport Lajm që ka njoftuar se dobrajasit nuk pritet ta zhvillojnë ndeshjen e Kupës së Kosovës ndaj rivalit lokal Ulpianës.

Gjithnjë sipas kësaj faqe problem për Arbërinë mbetet edhe vazhdimi i garave në Grupin B të Ligës së Parë.

“Sipas burimeve të SportLajm, KF Arbëria ka probleme të mëdha me financa dhe dokumentacion në raport me FFK-në andaj ka gjasa të mëdha që ndeshja e Kupës së Kosovës kundër Ulpianës të mos luhet fare e poashtu skuadra mund të përjashtohet nga garat e Grupit B në Ligën e Parë”, thuhet në publikimin e faqes Sport Lajm.

/Gazeta Olle/

Related posts

Arrihet marrëveshja mes palëve, sulmuesi i ri nesër i bashkohet Gjilanit në Ohër

Redaksia

Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria lehtësojnë procedurat për njohjen reciproke të diplomave dhe gradave shkencore

Xh M

Here’s how you can bring millets closer to your comfort meals

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More