Agjencia Zhurnal.mk.

Prizrenasi therr tre policë, kjo është gjendja e tyre

Sot rreth orës 17:00 një person 36-vjeçar ka therrur me thikë tre policë në Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për “Zëri”, zëdhënësi i policisë, Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se njëri nga të plagosurit ndodhet në spitalin e Prizrenit, tjetri është transferuar në QKUK, kurse tjetri është liruar. Bytyqi më tej ka thënë se i dyshuari njihet si përdorues i substamcabe narkotike.

 

“Para orës 17:00 në lagjen ‘Dardania’, familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë për shkak se djali i tyre, tashmë i dyshuari, nuk ka pranuar që të marrë disa ilaçe qetësimi. 36-vjeçari është i njohur për policinë si përdorues i substancave narkotike. I dyshuari nuk i është bindur urdhërit të policisë dhe i ka therur tre zyrtarë policorë me thikë të cilët janë dërguar në spitalin e Prizrenit. Njëri prej tyre është liruar, njëri vazhdon të qëndrojë në spitalin e Prizrenit, ndërkaq tjetri është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm”, u shpreh ai.

Related posts

Kosova në 24 orët e fundit regjistron 489 raste të reja me Kovid-19

N E

Lushtaku për Vlora Çitakun: Do të ishim të lumtur nëse do të bëhej nënkryetare

D V

Milionat e ndara nga Qeveria nuk zgjidhin problemin e qenve endacakë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More