Agjencia Zhurnal.mk.

Prizren, arrestohen dy persona, përdorën armë zjarri në aheng familjar

Policia e Kosovës ka arrestuar dy person në Prizren, pasi të njëjtit dyshohet se kishin shtënë me armë në aheng familjar.

“Me datë 10.08.2022, rreth orës 10:22, Stacioni Policor Prizren ka pranuar informatën se në lagjen Bajram Curri në Prizren, në një gazmend familjar ka gjuajtje me armë zjarri. Patrulla policore e Stacionit Policor Prizren ka shkuar në vend ngjarje. Në lokacionin e përmendur patrulla policore kishte hasur në një person me armë në brez, pistoletë me gaz. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në drejtim të stacionit për intervistim. Arma është sekuestruar dhe i dyshimti me urdhër të prokurori është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa rasti tjetër kishte ndodhur më vonë, rreth orës 15:30, porse i dyshimti është ndaluar për 48 orë.

“Në të njëjtin gazmend familjar rreth orës 15:30 përsëri është marr informacion se ka gjuajtje me armë zjarri. Policia përsëri ka shkuar në vend ngjarje, aty ka identifikuar një të dyshimtë dhe është gjet një armë-pistoletë. Arma është sekuestruar dhe i dyshimti me urdhër të prokurori është ndaluar për 48 orë”, thuhet po aty.

Kundër të dyshuarve është filluar procedura penale për veprën “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”./rtk/

Related posts

Kërçeli: Serbia kthehet nga Ohri, destruktive si gjithmonë

Xh M

Kurti dhe Vuçiç pritet të takohen të hënën në Bruksel

Xh M

DASH publikon raportin mbi trafikun e qenieve njerëzore: Shqipëria e Kosova në nivelin e dytë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More