Agjencia Zhurnal.mk.

Privatizimi i postave, shkak që Zekiri dyshohet nga Prokuroria Publike?

Shkup, 8 prill – Prokuroria sot njoftoi se ka hapur hetim kundër sekretarit gjeneral të Qeverisë, Muhamed Zekiri dhe dy shtetasve të Kroacisë, për mashtrim prej 145 mijë eurove. Më saktë, hetimi është hapur përshkak dyshimeve se ka lidhur marrëveshje pa furnizim publik për shërbime konsultative.

Siç mëson “Fokus”, nga burime mirë të njoftuara, bëeht fjalë për një marrëveshje lidhur me Postat e Maqedonisë, respektivisht për përpunimin e fizibiliti studimeve për privatizimin e postave.

Ky fizibiliti studim ishte paralajmëruar nga Qeveria në fund të vitit 2020, e nevojshme për shitjen e Postave të Maqedonisë. Duheshte të vërtetohet nëse do të shkohet me privatizim apo me partneritet publiko privat.

“Qeveria e ka angazhuar zv.kryeministrin për çështje ekonomike, koordinim të investimeve dhe resoreve ekonoimke, ministrin e ekonomisë dhe drejtorin e Postave Nacionale të inicojnë përgatitjen e fizibiliti studimit për mundësitë për fillim të procedurës për përfshirjen e një kompanie me partneritet publiko privat ose me privatizim që të vazhdojë procesi i liberalizimit të shërbimeve postare në vend, në përputhje me rregulloren e BE-së”, thuheshte në njoftimin e Qeverisë në vitin 2020.

Në njoftimin e Prokurorisë sot thuhet se buxheti është dëmtuar me 57,932,100 denarë. Pritet sot vendimi i Gjykatës Penale nëse do t’i shqiptojë Zekirit paraburgim. Dy shtetasit kroat ndërkohë nuk janë të kapshëm për shtetin./Zhurnal.mk

Related posts

Zyrtare: Llapi nuk ndalet, blindon edhe një tjetër futbollist të skuadrës

Redaksia

Nesër mot me diell me vranësira mesatare, në orët e pasdites shi i rrëmbyeshëm lokal

Xh M

A do ta ndryshoj Kasami planin gjeneral urbanistik?

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More