Prishtina e ka filluar në mënyrën më të keqe stinorin pranveror në Superligën e Kosovës.
Kampioni aktual është mposhtur në udhëtim te Malisheva me rezultat 2-1, shkruan Gazeta Olle.
Tashmë në media po raportohet se klubi “bardhekaltër” po e shqyrton mundësinë për shkarkimin e trajnerit Abudalah Ibrakoviq.
Sipas “Kanal 10” diskutimi për shkëputjen e kontratës tashmë ka filluar, mirëpo trajneri boshnjak po kërkon dëmshpërblimin për pjesën e mbetur të kontratës.
Prishtina aktualisht pozicionohet në vendin e pestë me 24 pikë të mbledhura dhe ka mbetur larg luftës për titull.
/Gazeta Olle/