Agjencia Zhurnal.mk.

Prishtina pritet në mënyrë madhështore në Lipjan: Mirë se vini vëllezër, stadiumi ‘Sami Kelmendi’ shtëpia juaj

FC Prishtina do të takohet me Ulpianën në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan me fillim nga ora 13:00, në kuadër të xhiros së 16-të të BKT Superligës së Kosovës në futboll.
 
Klubi Ulpiana e ka pritur në mënyrë madhështore skuadrën e Prishtinës derisa në zhveshtore e ka vendosur një pankartë me llogot e të dyja skuadrave me mbishkrimin: “Mirë se vini vëllezër”, “Stadiumi “Sami Kelmendi” është shtëpia juaj!”.
 
FC Prishtina e drejtuar nga trajneri Abdualh Ibrakoviq para këtij takimi zë pozitën e pestë në tabelë me 21 pikë të grumbulluara, shtatë më pak se lideri SC Gjilani (28).

 
Prishtinasit në sfidën e parë të këtij kampionati të zhvilluar me ish-trajnerin Zekirija Ramadani barazuan me Ulpianën në kryeqytet, me shifrat 1:1.

Related posts

Drenica, Drita dhe Ballkani dalin fitues në duelet e sotme të Superligës

Redaksia

Pas më shumë se dy javë, filloi të funksionojë faqja e MASH

Xh M

Todorov dhe Filipçe e kanë futur në borxh Ministrinë e Shëndetësisë 8.5 mln euro, flet Bekim Sali

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More