Agjencia Zhurnal.mk.

Prishtina pret Trepçën ’89 në ndeshjen e mbetur të xhiros së nëntë

Prishtina dhe Trepça ’89 do të përballen në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiro e nëntë.

Ky duel ishte shtyrë për shkakun që nuk u lejua të luaj Prishtina në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe kryeqytetasit nuk pranuan të zhvillojnë ndeshjen në një tjetër stadium.

Vendasit janë duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, ku në tre ndeshjet e fundit kanë marrë tre fitore radhazi.

Në anën tjetër mysafirët nuk kanë fituar në pesë sfidat e fundit dhe kërkojnë këndelljen.

Kryeqytetasit synojnë tre pikët e radhës nga kjo sfidë, ndërkohë 89-shi ka për qëllim të shkaktojë befasi në ‘Fadil Vokrri’.

Dueli mes Prishtinës dhe Trepçës ’89 fillon nga ora 18:00. /Gazeta Olle/

 

Related posts

Sanohet kanali në “Vërben” të hidrocentalit “Mavrovë”

Xh M

Në komunën e Gjevgjelisë përqindja e jehonës së votuesve në ora 13 është 34,18

D V

Lëvizja Besa: Naser Zyberi nuk e luan rolin e avokatit të popullit, por të BDI-së dhe liderit të saj

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More