Agjencia Zhurnal.mk.

Prishtina në janar largohet nga Kosova për në Turqi

Stinori pranveror në elitën e futbollit kosovar pritet të jetë tejet i nxehtë dhe i paqartë deri në fund.

Lufta si për titull ashtu edhe për mbijetesë do të jetë e jashtëzakonshme dhe kjo është arsyeja që shumë skuadra në janar të kenë ndryshime.

Njëra nga to është edhe Prishtina, e cila e pakënaqur me stinorin vjeshtor ku pas 18 ndeshjeve grumbulloi 24 pikë duke mbetur në pozitën e pestë në tabelë, do të bëjë disa intervenime.

Gjithsesi, për ta përballuar një pranverë të nxehtë, bardhekaltrit me 5 janar rikthehet në stërvitje ndërsa nga mesi i atij muaji udhëtojnë në Antalia për t’u stërvitur.

Ndonëse klubi ende nuk e ka zyrtarizuar Demokracia merr vesh se me 18 janar kampi bardhekaltër do të transferohet në qytetin bregdetar të Turisë. Atje trajneri Abdulah Ibrakoviq do të ketë mundësin t’i zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore dhe sigurisht ta sheh qartë ekipin që do ta ketë në stinorin pranveror.

Related posts

Mehmedoviq: Presim rritje të numrit të shtrimeve në spital për shkak të Covid-19

Xh M

Tensione në seancën e Komisionit për Sistem Politik

D V

LSDM: Deputetët që bllokojnë Kuvendin, le të heqin dorë nga paga dhe benefitet

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More