Agjencia Zhurnal.mk.

Prishtina – Llapi, ja kur zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës

Super Kupa e Kosovës do të zhvillohet më 17 gusht të këtij viti mes skuadrës kampione të Superligës, FC Prishtina dhe KF Llapit, si fituese e Kupës së Kosovës.

Gazetasheshi.com ka kontaktuar me trajnerin e skuadrës llapjane, Tahir Batatina, i cili ka konfirmuar datën, por është shprehur pesimist rreth zhvillimit të ndeshjes në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Akoma nuk është caktuar se në cilin terren do të zhvillohet ndeshja”, ka thënë 44 vjeçari.

Batatina beson se skuadra e udhëhequr nga Zekirija Ramadani do të konsiderohet si vendase në qoftë se ndeshja zhvillohet në kryeqytet.

“Besoj se më së miri është që dy klubet të takohen dhe të vendosin se ku të zhvillohet ndeshja. Vetë fakti që Prishtina llogaritet si vendase, ndoshta duhet të luhet diku tjetër”, tha ai.

Prishtina është skuadra me më së shumti Superkupa të fituara, 10 të tilla, derisa Llapi do të marrë pjesë për herë të parë në këtë garë.

Related posts

VMRO-DPMNE premton legalizimin e kripto valutave

Z.H

Delegohen gjyqtarët e xhiros së 17-të në Ligën e Parë, ja kush i drejton ndeshjet kryesore

Redaksia

Edi Rama: Nuk janë të mira shenjat që vijnë nga Maqedonia e Veriut, Bosnja e Mali i Zi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More