Agjencia Zhurnal.mk.

Prishtina konfirmon largimin e dy veteranëve nga skuadra: Shkëputje e kontratës me mirëkuptim

Kampioni aktual i Kosovës, Prishtina, ka njoftuar se dy veteranët, Besart Berisha dhe Kristi Vangjeli janë larguar nga klubi.

Dyshja kishin ardhur në afati kalimtar veror në Prishtinë, por shkaku i moshës dhe lëndimet e shpeshta, nuk kishin arritur të tregonin vetën.

Prishtina fillimisht ka njoftuar për largimin e ylli shqiptar të futbollit që ka bërë bujë të madhe në Australi me golat e tij.

“FC Prishtina njofton opinionin se e ka ndërprerë me marrëveshje të dyanshme kontratën me sulmuesin Besart Berisha.  36-vjeçari iu bashkua Prishtinës në fillim të shtatorit të këtij viti dhe firmosi kontratë deri në fund të edicionit”.

“Ai me Prishtinën regjistroi vetëm tri paraqitje në Superligë.  Berisha pritet që të largohet nga Kosova andaj klubi e mirëkupton dhe i dëshiron shëndet dhe suksese”, thuhet në njoftimin e klubit.

Nuk ka vonuar shumë dhe klubi nga kryeqytetit ka njoftuar edhe për largimin e ish-mbrojtësi të Kombëtares së Shqipërisë, Kristi Vangjelit.

“FC Prishtina dhe mbrojtësi Kristi Vangjeli e kanë ndërprerë kontratën me mirëkuptim. Vangjeli zbarkoi te Prishtina para fillimit të edicionit me ç’rast firmosi kontratë një-vjeçare, mirëpo me pajtimin e të dyja palëve u vendos që Vangjeli të largohet nga klubi më herët”.

“Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhe disa skuadrave evropiane, në dhjetë ndeshje në të gjitha garat regjistroi një asistim.

Futbollistit 36-vjeçar FC Prishtina i dëshiron shëndet e suksese”, thuhet në njoftimin e klubit.

Related posts

Pendarovski-Lofven: Mbështetje nga Suedia për fillimin negociatave me BE-në

D V

Vendi sërish rrezikon të humb statusin e trashëgimisë në UNESCO

Xh M

LSDM: Asnjë fjalë nga Arsovska për projektet që ua premtoi shkupjanëve dhe i haroi

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More