Agjencia Zhurnal.mk.

Prishtina kërkon mrekullin përballë Bodo/Glimt në Ligën e Konferencës

Për skuadrën e Prishtinës, sot është një festë e madhe.

Por pavarësisht kësaj feste ata në mbrëmje kërkojnë opsionin vetëm fitore.

Bardhekaltërit në stadiumin që mban emrin e legjendës “Fadil Vokrri”, e mirëpresin skuadrën norvegjeze Bodo/Glimt, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e tretë në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e cila zhvillohet nga ora 20:00, është e një rëndësie të veçantë për kryeqytetasit, përveç që arritën në një fazë kaq të lartë, ata festojnë edhe 100 vjetorin e themelimit të klubit.

Kryetrajneri, Zekrija Ramadani dhe kapiteni Lorik Boshnjaku e vlerësuan lartë potencialin e skuadrës norvegjeze, derisa e cilësuan si një kundërshtarë të vështirë, por që atmosfera qëndron mirë të bardhekaltërit dhe kërkojnë që mos ta përsërisin gabimin si në takimin e fundit.

Prishtina në ndeshjen e parë kualifikuese përball norvegjezëve, e kërkon vetëm opsionin fitore për të shkuar në udhëtim me të relaksuar dhe triumfi i sjell një festë edhe për 100 vjetor.

Related posts

Manipulonin me km e veturave që shisnin, policia zbulon çiftin

Xh M

Dallku: Dukagjini po fiton si Barcelona, trajnerit të Prishtinës askush nuk i ka faj që ekipi i tij nuk po arrin të krijojë asnjë rast brenda 90 minutave

Redaksia

Shekerinska vendosi lule në pllakën përkujtimoren e paqeruajtësve të vdekur në fatkeqësinë e helikopterit afër Bllacës së Katllanovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More