Kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtina pas një ecurie pozitive në garat evropiane tani iu kthehet garave vendore, ku do të kërkoj me çdo kusht triumfin në Superkupë, shkruan Gazeta Olle.
Ndërsa, llapjanët në këtë ditë shënojnë 90 vjetorin e themelimit dhe për dhuratë duan trofeun e Superkupës.
Kompanitë e basteve në këtë përballje kanë favorizuar Prishtinën, derisa e kanë kuotar me shifra 1.25, ndërsa fitorja e Llapit me shifra me të larta 7.00.
Kurse, barazimi i kësaj ndeshje është kuotuar 5.75.
Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në këtë ndeshje gjithashtu do të aplikohet edhe sistemi VAR për herë të parë në Kosovë.
/Gazeta Olle/