Prishtina ka arritur që të fitoj ndeshjen e katërt miqësore gjatë fazës përgatitore.
Kampioni në fuqi i Kosovës është përballur me ekipin austriak SV Kapfenberg dhe ka triumfuar me rezultat 4-2.
Kjo ndeshje është zhvilluar në Lara të Turqisë, ku Prishtina tani e disa ditë po kryen fazën përgatitore.
Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1, derisa pas 90 minutave Prishtina fitoi me rezultatin përfundimtar 4-2.
Talenti Dhurim Zhuri realizoi dy gola për Prishtinën, derisa Otto John dhe Bleart Tolaj realizuan nga një tjetër. /Gazeta Olle/