Agjencia Zhurnal.mk.

Prishtina do të përgatitet në Antalia të Turqisë për pjesën e mbetur të edicionit

 

Si fillim skuadra e drejtuar nga trajneri Abdulah Ibrakoviq do të përgatitet në kryeqytet, kurse më 22 janar do të zhvendoset në Antalia të Turqisë, ku do të përgatitet deri më 2 shkurt.

Prishtina në Turqi do t’i zhvillojë edhe disa ndeshje me skuadra të huaja, derisa për emrat e kundërshtarëve do të njoftoheni gjatë ditëve në vijim.

Futbolli kosovar rifillon më 5 dhe 6 shkurt me ndeshjet e 1/8 së Kupës së Kosovës, me ç’rast Prishtina përballet në “Fadil Vokrri” me Drenicën, ndërsa BKT Superliga do të rinisë më 12 dhe 13 shkurt.

Prishtina në vjeshtë ka përfunduar në pozitën e pestë me 24 pikë të grumbulluara, 11 më pak se lideri SC Gjilani.

/Gazeta Olle/ 

Related posts

VMRO-DPMNE vazhdon të kërkojë zgjedhje të parakohshme 

R Zh

Rashkovski: Provat janë mbledhur në mënyrë të paligjshme

Z.H

Filipçe: Imuniteti nga vaksina mbron shumë më tepër sesa virusi i tejkaluar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More