Agjencia Zhurnal.mk.

Prishtina do të luaj me tifozë ndaj Connahs, publikohen çmimet e biletave

Kampioni në fuqi i Kosovës do të përballet me kampionët e Uellsit, Connahs Q, që edhe ata u eliminuan nga rrethi i parë i ‘Championsit’.

Ndeshja e parë do të zhvillohet ditën e martë, ku Prishtina do të jetë nikoqire e skuadrës uellsiane në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Kryeqytetasit këtë takim do ta zhvillojnë me praninë e tifozëve, ku lejohet 30 për qind e kapacitetit të stadiumit të mbushet.

Tanimë janë publikuar edhe çmimet e biletave të cilat do të dalin në shitje ditën e hënë.

Të gjithë të interesuarit për të blerë një biletë atë duhet ta bëjnë me një ID (letërnjoftim).

Biletat fillojnë nga 3 euro për tribunat prapa golave në Jug dhe Veri, derisa në Lindje kushtojnë 5 euro.

Çmimi më i lartë i biletave ndodhet për në perëndim, ku kushdo që dëshiron një biletë në atë pjesë të tribunës duhet të paguajë 10 euro.

/Gazeta Olle/

Related posts

Bojmacaliev: Nga vendi që kërkonte ndihmë nga shtete tjera, tani ofrojmë ndihmë për përballje me migrimin

D V

Raporti i IKS: Narrativa të dëmshme politike tek 10 parti politike dhe liderët e tyre, 11 media onlajn dhe 9 televizione

D V

Pendarovski: Dikush nga ana tjetër i frikësohet vetingut në vend

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy