Agjencia Zhurnal.mk.

Prishtina dënohet me gjobë, shkak lëshimi në organizimin e ndeshjes me Ballkanin

Komisioni disiplinor i shkallës së parë  në mbledhjen e mbajtur me datë 25.02.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 21-të të BKT Superligës, xhiros së 15-të të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2021-2022.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto, u vendos që FC Prishtina të dënohet me një mijë euro, shkruan Gazeta Olle.

Kjo për shkak të lëshimit në organizim të ndeshjes ndaj Ballkanit.

Me të filluar pjesa e dytë të ndeshjes, tifozët e Prishtinë kanë ndezur fishekzjarre dhe të njëjtat i kanë hedhur në fushën e lojës, ndërkaq në minutën e 88-të, hedhin shishe të qelqit dhe kanaqe në fushën e lojës, duke mos lejuar ekzekutimin e penalltisë të akorduar për mysafirët, për çka loja ishte ndërprerë për disa minuta.

Vendimi i plotë i Komisionit Disiplinor:

FC ”Prishtina”. Lëshim në organizimin e ndeshjes: Me të filluar pjesa e dytë të ndeshjes, tifozët e FC”Prishtina” kanë ndezur fishekzjarre dhe të njëjtat i kanë hedhur në fushën e lojës, ndërkaq në minutën e 88, hedhin shishe të qelqit dhe kanaqe në fushën e lojës, duke mos lejuar ekzekutimin e penalltisë të akorduar për mysafirët, për çka loja ishte ndërprerë për disa minuta. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Prishtina- Ballkani dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika H dhe neni 10 paragrafi 1 pika d të Rregullores disiplinore: Dënohet me të holla me shumë prej 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagesës është 8 ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm (rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

/Gazeta Olle/

Related posts

BNJVL kërkon mbështetje nga Qeveria për përballje më të lehtë me krizën ekonomike dhe energjetike

D V

Reagon edhe Lutfi Haziri pas incidentit të sotëm në Gjilan: Dënoj dhunën dhe besoj në drejtësi

Redaksia

Tetova me 128 magjistër shkencash të papunë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More