Agjencia Zhurnal.mk.

Prioriteti i Barcelonës në janar: Të nënshkruajë me një sulmues

Barcelona aktualisht po e shikon afatin kalimtar të janarit si shansin më të mirë për të përforcuar skuadrën e tyre dhe faza e sulmit është ajo që synohet të përmirësohet.

 

Fundjavën e kaluar, Joan Laporta shkoi aq larg sa tha se do të ketë deri në tre nënshkrime pas vitit të ri. Megjithatë, për shkak të situatës aktuale financiare të Barcelonës, numri i nënshkrimeve ka të ngjarë të varet nga çdo largim nga skuadra aktuale.

Ajo që është e qartë është se Barcelona do të jetë në kërkim të një sulmuesi në janar, edhe pse askush nuk është vendosur ende. Së shpejti do të ketë një takim mes bordit të klubit për të vlerësuar se kë duan të sjellin.

Mungesa e mundshme afatgjate e Sergio Agueros dhe gjasat që Luuk de Jong ta shohë shkurtimin e huazimit të tij në janar do të thotë se skuadra do të jetë pa asnjë qendërsulmues.

Martin Braithwaite do të kthehet në dispozicion në një moment të sezonit, por data e rikthimin është ende e panjohur.

Në treg për një huazim

Barcelona aktualisht është e vetëdijshme se situata e tyre ekonomike nuk do të lejojë nënshkrimin e një sulmuesi të nivelit elitar.

Ideja në vend të kësaj është të sjellin dikë në huazim për të cilin duhet të paguhet vetëm tarifa e nënshkrimit ose një çmim minimal për huazimin.

Drejtoria sportive është në kërkim të lojtarëve të cilësisë së lartë, të cilët nuk po luajnë rregullisht për klubet e tyre dhe mund të jenë të gatshëm të largohen për në Camp Nou.

Sterling në qendër të vëmendjes

Një nga lojtarët më të përfolur në javët e fundit është Raheem Sterling, me anësorin sulmues të Manchester Cityt që nuk është i kënaqur me mungesën e kohës së lojës.

Deri më tani në Ligën Premier, ai ka luajtur gjithsej 376 minuta, që do të barazoheshin me pak më shumë se katër ndeshje të plota.

Sterling dëshiron më shumë një rol më të madh në ekip dhe Barcelona është e gatshme t’ia japë atij këtë mundësi.

Cavani dhe Werner

Edhe dy lojtarë të tjerë po konsiderohen nga Barcelona: Edinson Cavani i Manchester Unitedit dhe Timo Werner i Chelseat.

Cavani ishte i lidhur me klubin në afatin kalimtar të verës, pasi ai është qendërsulmues i vërtetë me një histori të provuar. Megjithatë, mosha e tij është një disavantazh pasi uruguaiani ka 34 vjet. Pavarësisht kësaj, ai mund të jetë një opsion i mirë për një marrëveshje gjashtëmujore.

Werner, një sulmues i cili ishte nën syrin e Barcelonës përpara se të nënshkruante për Chelsean, është gjithashtu një opsion. Që nga ardhja e Romelu Lukakut te Blutë, Ëerner ka rënë në hierarkinë e zgjedhjeve dhe ka arritur të luajë vetëm 388 minuta këtë sezon në ligë.

Një anësor si alternativë

Alternativa e një sulmuesi është sjellja e një lojtari anësor, si Sterling.

Megjithatë, deklarata e prerë e Xavi Hernandez gjatë prezantimit të tij duke kërkuar praktikisht rinovimin e Ousmane Dembele duket se sugjeron se ai nuk dëshiron një tjetër anësor, pasi ai gjithashtu beson se Ansu Fati mund të luajë në krahët e sulmit. 

Related posts

Brazil – Kili, çerekfinalja e parë “ndez” Kupën e Amerikës

Z H

Koulibaly flet për miqësinë me Chiellinin dhe respektin që ka pëe gjyqtarin italian Irrati

D V

Shkëlqeu në Euro 2020, tri klubet e mëdha italiane pas Mikkel Damsgaard

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More