Agjencia Zhurnal.mk.

Princi Andrew pritet të dal para gjyqit amerikan në vitin 2022 për abuzim seksual

Gjykatësi i qarkut të SHBA, Louis Kaplan tha sot se princi britanik Andrew duhet të jetë gati për procedura civile vitin e ardhshëm me akuzën se abuzoi seksualisht me Virginia Geoffrey, kur ajo ishte më pak se 18 vjeç dhe kur, siç pretendon ai, ajo ishte abuzuar nga biznesmeni tani i ndjerë, Jeffrey Epstein.

 

Kaplan pret që gjykimi për padinë civile të Jeffreyt të fillojë në periudhën nga muaji shtator deri në dhjetor të vitit të ardhshëm.

“Unë do ta shqyrtoj mundësinë që të fillojë në muajin shtator, por gjithsesi qëllimi është për periudhën nga tetori në dhjetor”, tha Kaplan në një konferencë telefonike me avokatët e princit Andrew dhe Goeffreyt.

Në muajin gusht, Geoffrey, 38 vjeçar, paditi Princin Andrew. Ajo pretendon se princi e detyroi të bënte seks në Londër në shtëpinë e Gislen Maxwell, një bashkëpunëtor i gjatë i Epstein dhe e kishte abuzuar së bashku me të në vilën e Epstein në Manhattan dhe në një nga ishujt privatë të Epstein në Ishujt e Virgjër Amerikanë.

Princi Andrew, 61 vjeç, mohoi akuzat e bëra nga Juffrey dhe i bëri thirrje gjykatësit Kaplan që të hedhë poshtë padinë, raporton cnn.

Epstein kreu vetëvrasje në muajin gusht të vitit 2019 në një burg në Manhatan, ndërsa ishte në pritje të gjyqit me akuzat për shfrytëzim seksual.

Related posts

Jeta brenda burgut të grave në Kabul, pavarësisht që nuk kanë kryer kurrfarë krimi – qindra prej tyre janë prapa grilave

D V

Polonia do të ndërtojë mur në kufi me Bjellorusinë

D V

BB: Zhvillimi i Kinës do të nxisë rritjen e ekonomive të tregut në zhvillim

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More