Agjencia Zhurnal.mk.

Princ Harry dhe Meghan emërohen në listën e 100 njerëzve më me ndikim në botë nga revista “Time”

Princ Harry dhe Meghan Markle thanë së janë të nderuar që do të nominohen në mesin e 100 personave më me ndikim në botë, nga revista “Time”.

 

Në kopertinën e revistën shihet Meghan e veshur në të bardha, ndërsa prapa saj shihet Princ Harry i veshur me kostum me ngjyrë të zezë. Ndërsa brenda revistës është përfshirë edhe një fotosesion unik i tyre, shkruan DailyMail.

Kritikët e quajtën kopertinën e revistës amerikane si një dominim i dukshëm nga Meghan në raportin e saj me Princ Harry, por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i redaktorit të fotografisë së revistës Time’s, që deklaroi se fotografia përfaqëson ata si partnerë të barabartë.

Foto: Pari Dukovic/Time

Çifti iu përgjigjën emërimit në listën e njerëzve më me ndikim në botë me një postim në faqen e tyre të internetit Archewell.

“’Princi Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex, nuk janë vetëm të nderuar të jenë pjesë e këtij viti të “TIME 100” përmes fjalëve të mikut dhe partnerit Jose Andres, por edhe për të shkruar në lavdërim të Dr. Ngozi Okonjo-Iweala për listën vjetore të botimit të njerëzve më me ndikim”, shkruhet në postimin falënderues.

Foto: Pari Dukovic/Time

Fotografitë me shkëlqim shoqërohen nga një profil, i quajtur sycophantic nga kritikët, i shkruar nga miku dhe kuzhinieri i tyre Andres, bamirësia e të cilit World Central Kitchen është e dashur nga Sussexes dhe mbështetur financiarisht nga fondacioni I tyre ArcheWell në Indi dhe Karaibe.

Lista e personave më me ndikimi pasohet nga Naomi Osaka, Dolly Parton, Britney Spears dhe Alexei Navalny. 

Related posts

Samanta zbulon detaje rreth këngës së re

Lea Muslija

Bella Hadid shkëlqen me figurën e saj të tonifikuar në rroba-banje

D V

“Oscars 2022” – Megan Thee Stallion iu bashkua kastit të “Encanto” në një performancë befasi të këngës hit të filmit “We Don’t Talk About Bruno”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More