Agjencia Zhurnal.mk.

Prezantohet ueb portali etransport

Shkup, 12 nëntor – Ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe të Punëve të Brendshme, Bllagoj Boçvarski dhe Oliver Spasovski, drejtori i Inspektoratit të Transportit, Gajur Rushiti dhe drejtoresha e Drejtorisë Doganore, Sllavica Kutirov nënshkruan marrëveshje për shkëmbim të të dhënave në pjesën e transportit rrugor dhe të mallrave, ndërsa ishte prezantuar edhe ueb portali etransport.mtc.gov.mk.

 

Ministri Boçvarski theksoi se të udhëhequr nga transparenca e punës dhe me qëllim që të mundësohet kontroll më i madh civil në fushën e transportit rrugor, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtorinë Doganore dhe Inspektoratin Shtetëror për Transport kanë nisur krijimin e një ueb – platformë përmes së cilës, në kohë reale, qytetarët do të mund të kontrollojnë llojin e licencave të transportuesve në transportin rrugor, pra nëse posedojnë leje përkatëse për kryerjen e transportit të udhëtarëve.

“Si një nga masat sistematike për kontroll më të mirë është mundësuar qasja në platformën e ndërveprueshmërisë, ku autoritetet e kontrollit, secili në kompetencën e tyre, do të kenë qasje në të dhënat që disponon Ministria e Transportit dhe Lidhjeve”, tha Boçvarski.

Sipas tij, autoriteteve të kontrollit u mundësohet qasje elektronike në: evidencën e transportuesve, të dhënat për licencat e tyre, të dhënat për automjetet që zotërojnë, të dhënat për ekstraktet e licencës që i përkasin një automjeti të caktuar dhe të dhënat për shoferët e punësuar – me të cilat shërbimet e kontrollit do të mund të kontrolloni nëse personi është i punësuar apo jo në kompaninë transportuese, si dhe nëse posedon certifikatë të aftësisë profesionale të shoferit, i cili është dokument i nevojshëm gjatë kryerjes së transportit ndërkombëtar të udhëtarëve apo mallrave në komunikacionin rrugor.

Përmes këtij sistemi të kontrollit elektronik plotësohet procedura e deritanishme e kontrollit në letër të dokumenteve dhe fitohet kontroll dytësor ose filtër i dyfishtë.

“Besojmë se në këtë mënyrë do të mundësojmë kontroll të shpejtë, në kohë dhe efikas të të gjithë pjesëmarrësve në transportin rrugor dhe të mallrave. Gjithashtu, duke hapur bazën tonë në kohë reale për institucionet, ne kundërshtojmë të gjithë ata që guxojnë të bëjnë mashtrime dhe falsifikimin e dokumentacionit dhe me këtë ndihmojmë autoritetet e kontrollit. Ajo që është edhe më e rëndësishme dhe që besojmë se do të rrisë nivelin e shërbimeve për qytetarët është zhvillimi i një platforme ueb me të cilën fokus të veçantë i kushtojmë kontrollit civil”, tha Boçvarski.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e përgatiti ueb platformën etransport.mtc.gov.mk, përmes të cilës qytetarët do të munden në kohë reale të kryejnë kontroll të transportuesve të cilët bëjnë transport të udhëtarëve në komunikacionin e brendshëm dhe ndërkombëtar.

Procedura e verifikimit është në disa hapa. Qytetarët hyjnë në platformën e kërkimit etransport.mtc.gov.mk. Dy opsione shfaqen në ekranin fillestar: Për të kontrolluar transportuesin sipas emrit të kompanisë dhe/ose për të kontrolluar transportuesin me numrin e targës së regjistrimit të automjetit.

Boçvarski theksoi se nëse gjatë kontrollit konstatohet se kompania nuk ekziston apo nuk është e licencuar apo ndonjë parregullsi tjetër, secili do të mund të denoncojë në adresat dhe numrat e telefonit të specifikuar që janë futur në dritaren në vetë aplikacionin.

Sipas kompetencave ligjore, institucioni adekuat pas denoncimit do të veprojë sipas detyrës zyrtare në afatin e paraparë për këtë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, theksoi se me nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes për bashkëpunim institucional, kemi krijuar një mekanizëm tjetër të rëndësishëm në fushën e modernizimit të rregullimit të transportit të udhëtarëve dhe mallrave.

“Pikërisht kjo mënyrë bashkëkohore e komunikimit do të mundësojë shkëmbim konsekuent, në kohë, preciz të informatave, e me këtë edhe zbatim më efektiv të ligjeve në këtë fushë”, tha Spasovski.

Ministri shprehu besimin se kjo ueb faqe e prezantuar do të jetë e dobishme për shërbimet kompetente gjatë kontrollit dhe për qytetarët. Qëllimet e pritura, siç theksoi Spasovski, nuk kufizohen vetëm në transparencë, por edhe në një nivel më të lartë të përgjegjësisë dhe për të rritur përgjegjësinë dhe sigurinë në komunikacionin rrugor.

Drejtoresha e Drejtorisë Doganore, Sllavica Kutirov, theksoi se Drejtoria Doganore së bashku me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve gjatë këtij viti kanë punuar intensivisht në përmirësimin e sistemeve të dy institucioneve dhe lidhjen e tyre përmes platformës së ndërveprimit.

Si rezultat i këtij zhvillimi, tha ajo, janë krijuar shërbime të reja që u mundësojnë doganierëve në pikat kufitare të kontrollojnë në kohë reale besueshmërinë e dokumenteve të bashkangjitura, përkatësisht ekstraktin nga patenta për automjetet dhe certifikatat e shoferëve, direkt në bazat e të dhënave në sistemet e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

“Nëse gjatë kontrollit tregohet se dokumentet e bashkangjitura nuk janë valide, sistemi automatikisht do t’i dërgojë njoftim Inspektoratit Shtetëror për Transport, si kompetent për veprime të mëtutjeshme”, tha Kutirov.

Lidhja e dy institucioneve dhe përdorimi i këtij shërbimi, tha ajo, paraqet një hap të madh përpara drejt parandalimit ose maksimizimit të aktiviteteve të paligjshme të të gjithë pjesëmarrësve në trafikun ndërkufitar.

Related posts

Zaharova: Dëbimi i diplomatëve nga Maqedonia është hap armiqësor, së shpejti vijnë masat reciproke

Z.H

Osmani: Edhe ne mund të jemi pjesë e sanksioneve ndaj Rusisë

D V

Petrovska: Partneriteti në NATO është një mundësi tjetër për të treguar fuqinë e Aleancës

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More