Agjencia Zhurnal.mk.

Prezantimi i raportit për gjendjen rrjedhëse dhe udhërrëfyes për përparimin e Agjendës digjitale

Shkup 6 korrik – Fondacioni Metamorfozis në suaza të ngjarjes onlajn “Dialogje për agjendë digjitale” sot do ta prezantojë Raportin për gjendjen rrjedhëse dhe udhërrëfyes për përparimin e Agjendës digjitale në Maqedoninë e Veriut.

 

Hulumtimi, siç informojnë nga Fondacioni Metamorfozis është në Observatorinë e Agjendës digjitale në Maqedoninë e Veriut, në suaza të projektit “Rritje e pjesëmarrjes qytetarë në Agjendën digjitale – ICEDA”, e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.

Ngjarja, thuhet në kumtesë, ka për qëllim zhvillimin e diskutimit për sfidat dhe hapat e ardhshëm për zbatim më të mirë të digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut.

“Digjitalizimi në të gjitha fushat dhe për të gjitha grupet shoqërore (pa përjashtim) është mekanizëm efektiv për përmirësim të gjendjes së mirë të qytetarëve. Kjo nënkupton përparim të punës elektronike dhe efikasitet më të madh të institucioneve, organizatave dhe subjekteve tjera shoqërore. Domosdoshmëria e digjitalizimit u bë ende më evidente për shkak të pandemisë me Kovid-19, sepse tregoi në nevojën urgjente të mekanizmave, mjeteve edhe nga rregullorja e adaptuar për organizim më të mirë dhe funksionim të përgjithshëm shoqëror. Megjithatë, deri te shprehja erdhi edhe a.q. “hendeku digjital”, gjegjësisht – dallimet ndërmjet qytetarëve në pozitat fillestare – për qasjen te Interneti dhe pajisjet përkatëse elektronike, ndërsa prej këtu edhe dallimet në nivelet e shkathtësive të tyre digjitale/ shkrim-lexim”, citohet në Raportin për gjendjen rrjedhëse dhe udhërrëfyes për përparimin e Agjendës digjitale në Maqedoninë e Veriut.

Folës të ngjarjes, siç është paralajmëruar nga organizatorët, do të jenë zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Aleksandar Bajdevski, udhëheqësi i shërbimit në Qendrën nacionale për përgjigje të incidenteve kompjuterike MKD-CIRT, Aleksandar Acev, drejtori ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, sekretarja shtetërore në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Elena Mançeva, si dhe Natalija Shikova, dekania e Fakultetit Juridik në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, Iskra Bellçeva-Ristovska, Koordinator programues në Qendrën për menaxhim me ndryshimet dhe Nikica Mojsoska-Bllazhevski, drejtoreshë ekzekutive kryesore e Maqedonia 2025.

Në ngjarje pritet të marrin pjesë përfaqësues të instituconeve, organizatave qytetare, mediumeve, qytetarë dhe të gjitha palët tjera të interesuara.

Projekti “Rritje e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën digjitale – ICEDA” është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe e zbatojnë Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Të dhëna të hapura (Kosovë), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Qendra për hulumtime, transparencë dhe llogaridhënie – CRTA (Serbi), OJQ 35 mm (Mal të Zi) dhe Lëvizja MJAFT (Shqipëri).

Related posts

Dr. Bekarovski: Dënimi për praninë e civilëve në Qendrën Kovid nuk mund të jetë vetëm shkarkimi

N E

Visar Ganiu u garanton banorëve të Seravës: 2mln euro investime në modernizimin e infrastrukturës nëntokësore

Redaksia

Në Demir Kapi jehona prej 14, 27 për qind deri në ora 9

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More