Agjencia Zhurnal.mk.

Prezantim i dokumentit “Prania në opinionin e kuadrit akademik dhe institucioneve të arsimit të lartë dhe ndikimi i tyre në bashkësi”

Shkup, 27 nëntor – Sindikata e pavarur akademike (SPaA) sot në Shkup do të mbajë prezantim publik të dokumentit të politikave publike me titull “Prania në opinionin e kuadrit akademik dhe institucioneve të arsimit të lartë dhe ndikimi i tyre në bashkësi”.

 

Dokumenti është përpunuar në kuadër të projektit “Cilësia e mësimdhënies në arsimin e lartë” nga ekipi i ekspertëve të SPaA. Autorë të dokumentit janë prof. dr Mirjana Najçevska, prof. dr. Dragor Zarevski, prof. Bojana Naumovska, Doc. Bisera Stankova, dhe mr. Luan Imeri.

Pas prezantimit të dokumentit do të organizohet një diskutim mbi gjetjet dhe rekomandimet e paraqitura.

Paraprakisht janë promovuar dy dokumente të përgatitura në kuadër të të njëjtit projekt, me titull “Përmirësimi i cilësisë së arsimit të lartë – perspektiva studentore” dhe “Cilësia e mësimdhënies në arsimin e lartë dhe shkencën dhe kushtet për standarde më të larta”.

Projekti “Cilësia e mësimdhënies në arsimin e lartë” financohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni, dhe zbatohet nga ekipi i ekspertëve të SPaA.

Related posts

Kovaçevski e Petkov vendosën fqinjësinë e mirë në piadestal, dalë nga dalë drejt zgjidhjes së kontestit

Z H

Xhaferi: Ballkani Perëndimor në BE do ta përforconte Unionin

Z H

Mickoski në takim me Tusk: Shteti është duke u larguar nga data për negociata me BE-në

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More