Agjencia Zhurnal.mk.

Pretendentët për titull përballen me skuadrat e inkuadruara në elitë, këto janë dy takimet e sotme në Superligë

Drita e nisi me fitore ndaj Feronikelit 2-1, derisa Drenica – Gjilani dhe Llapi – Ulpiana luajtën baras me rezultat të njëjtë 0-0.

Sot na presin dy ndeshje të tjera në kuadër të xhiros së parë në Superligën e Kosovës, njëra që zhvillohet në Malishevë dhe tjetra në Therandë.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtina e nis mbrojtjen e titullit në udhëtim tek debutuesit e Superligës, Malisheva.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Malishevë, derisa pritet të fillojë nga ora 17:00.

Takim mjaftë interesant pritet të zhvillohet në Therandë, ku Ballkani i Bekim Isufit pret Dukagjinin e Armend Dallkut.

Përballë janë dy skuadrat mirë të përforcuara dhe na pret një ndeshje jashtëzakonisht e mirë në Therandë.

Të dyja takimet fillojnë nga ora 17:00. /Gazeta Olle/

Related posts

Sof zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë, pritet spektakël në fushë dhe në tribuna

Redaksia

Moti sot me vranësira

Z.H

Qytetari kosovar e hoqi flamurin maqedonas të vendosur te “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More