Agjencia Zhurnal.mk.

Presioni i madh tërheq deputetët, studentët do debatojnë bashkë me ministrin dhe deputetët

Shkup, 12 Nëntor – Deputetët tërhoqën projektligjin e ri për ushqimin e subvencionuar të studentëve, pasi studentët paralajmëruan protestë për të hënën në orën 16:00 para Kuvendit.

 

Propozimi, i cili do të ndajë fonde për një vakt të shëndetshëm vetëm për studentët që nuk marrin bursë, nuk janë maturantë ose vetëm për ata që prindërit kanë të ardhura minimale, ka shkaktuar një stuhi reagimesh negative.

Organizatat studentore reaguan ashpër se me kriteret e reja vetëm një numër i vogël studentësh do ta kenë një privilegj të tillë, ndërsa thelbi i këtij projekti ishte që të gjithë të merrnin “vaktin” siç bëhej më parë.

Për nxënësit në muaj mblidheshin rreth 2400 denarë, të cilat i merrnin në llogari dhe i përdornin për të mbuluar shpenzime të ndryshme.

Për të gjetur zgjidhje për ndryshimet në Ligjin për ushqimin e studentëve, të hënën do të ketë debat në Kuvend, në prani të përfaqësuesve të trupave studentore dhe ministrisë kompetente.

I ftoj publikisht përfaqësuesit e Kuvendeve Studentore Universitare në mbledhje urgjente në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të hënën (14 nëntor) në ora 16:30, të gjithë së bashku me ministrin Shaqiri për të diskutuar këtë pjesë të ligjit në mënyrë që të për të gjetur një zgjidhje të përbashkët që do të vendoset sistematikisht dhe do t’u sigurojë një vakt të shëndetshëm studentëve, ashtu siç ishte synuar fillimisht, thirri sot deputetja Monika Zajkova, një nga propozuesit e ndryshimeve ligjore.

Related posts

Mishel: Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike për BE-në

D V

Lëvizja Besa mbajti kuvendin e nëndegës në Kamjan, ja kush u zgjodh kryetar

D V

VMRO-DPMNE thirrje Kovaçevskit: Mere guximin dhe jep dorëheqje, nuk ke më kredibilitet

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More