Agjencia Zhurnal.mk.

Presim që ditëve në vijim të ketë hapa konkret në shkëmbimin e propozimeve me Sofjen, thotë Osmani

Shkup, 28 nëntor – Këshilli i BE-së e pret vendimin e Bullgarisë, 26 shtete anëtare e kanë sjellë vendimin lidhur me fillimin e negociatave. Të gjithë presim nëse Bullgaria do të heqë veton dhe për këtë të vazhdojë komunikimi ynë. Presim ditëve në vijim të ketë hapa konkret në kuptim të shkëmbimit të propozimeve, presim takim të ekspertëve nga dy ministritë për Punë të Jashtme të takohen dhe ato qëndrime t’i afrojnë edhe më shumë me mundësinë të gjendet zgjidhje, pastaj hyn BE-ja me propozimet e presidencës dhe me këtë të kompletohet e gjithë pakoja, ka deklaruar sot shefi i diplomacisë, Bujar Osmani për atë nëse ka gjasa reale deri në fund të vitit.

Ai konsideron se nëse kuptohet rëndësia e momentit, 14 ditë janë mjaftë në bazë të asaj që kemi bërë deri tani, të arrihet marrëveshje. Por, duhet dy palë që të arrihet ajo marrëveshje, ashtu që presim se cili do jetë pozicioni i Bullgarisë pas këtyre qëndrimeve tona.

“Vetë paralajmërimi për formimin e qeverisë politike në Sofje do të lehtësojë ndjeshëm procesin. Neve na ndodhi një situatë në vitin kur duhej të zhbllokohej ky proces, kishim tre palë zgjedhje në një vit në Bullgari dhe pamundësinë për formimin e qeverisë që ka pamundësuar komunikimin normal mes dy qeverive politike dhe vetë paralajmërimi se hyjnë seriozisht në formimin e qeverisë politike të koalicionit jep optimizëm se kjo çështje çon në zgjidhje. Ne komunikimin nuk e kemi ndërpre edhe me qeverinë teknike”, ka shtuar Osmani sot në konferencën për shtyp të MPJ-së në prezantimin e buxhetit të ministrisë për vitin 2022.

Ministri ka informuar se këtyre ditëve punohet intensivisht në definimin e përgjigjes sonë në “pesë plus një pikët” dhe pret në ditët në vazhdim në komunikim të dakordohen ato propozime dhe ajo të jetë bazë për raundin tjetër të bisedimeve mes ekspertëve nga palët e MPJ-së.

“Momenti i përfshirjes së qeverisë politike do të jetë kyç por ne doemos të kemi përgatitje të caktuar që të vazhdojmë tutje në nivel politik të zgjidhim çështjet. Ende punojmë me shpresë për në dhjetor të kapet ai afat edhe pse edhe pas datës 14 presidenca sllovene ka të drejtë të thirr takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Evropës të sjell vendim çfarëdo dite deri më 31 dhjetor ose në javët e para të janarit, kryesimi francez poashtu nuk është i lidhur me takim konkret formal të ministrave të jashtëm të BE-së”, ka thënë Osmani, duke shtuar se qeveria politike në Bullgari kuptohet se është komponentë e rëndësishme në këtë plan.

“Nëse intensifikohet ky proces i komunikimit, së pari në nivel ekspertësh nga dy ministritë përmes shkëmbimit të qëndrimeve, poashtu përmes dy MPJ-ve dhe në gjithë këtë lidhet komunikimi politik mes dy qeverive politike ose presidentit të shtetit që tanimë është zgjedhur në Bullgari, mendoj se mund të gjendet zgjidhje. Sipas temave që i kemi biseduar, sipas propozimeve që shkëmbehen, mendoj se me të vërtetë ka hapësirë për gjetjen e zgjidhjes. Thjeshtë nuk jemi aq larg që të mos mund të identifikojmë komunikimin dhe të shfrytëzojmë momentin që është shumë me rëndësi. Ndërsa, momenti është me rëndësi pasi që konteksti më tej nuk përmirësohet lidhur me mundësinë e gjetjes së zgjidhjes, ndërsa Bullgaria gjithnjë e më shumë po e kupton se ajo është njëjtë e rëndësishme për ne aq sa edhe për ta”, ka shtuar Osmani. 

Related posts

Zaev uron kancelarin e ri gjerman Olaf Scholz

Redaksia

Kostovski kundër paraleles së tretë shqipe në Butel

Xh M

Petrovska – Pahor: Sllovenia është një mbështetëse e fortë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More