Agjencia Zhurnal.mk.

Presidentja Osmani uron për festën e Kurban Bajramit: Populli ynë e kupton shumë mirë se çfarë domethënie ka sakrifica

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

 

Në urimin e saj, Osmani ka theksuar se sakrificat e përcjellin njerëzimin përgjatë gjithë rrugëtimit jetësor dhe se festat sikurse Bajrami shpërfaqin solidaritetin ndërnjerëzor.

“Populli ynë e kupton shumë mirë se çfarë domethënie ka sakrifica. Në këtë ditë feste, ne jemi më mirë se Bajramin e kaluar. Sot, ndani me të tjerët jo vetëm të mirat nga tryezat tuaja, sot shpërndani dashuri, mirësi, përkujdesje e harmoni me të gjithë!

Kjo festë e sakrificës sjelltë te ju, familjet dhe të afërmit tuaj të mira e begati.  Mbi të gjithë sjelltë shëndet dhe mbarësi për ditë të mbara, paqe e solidaritet ndërnjerëzor”, ka theksuar presidentja Osmani.

Related posts

Grabitje e armatosur në një barnatore në Prishtinë, hajni arrin të marrë 400 euro

Z H

DnV: Subjektet politike nuk arrijnë të promovojnë demokraci dhe barazi gjinore

D V

Serbët nisin lëvizjen e barrikadave pas arritjes së KFOR-it në veri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More