Agjencia Zhurnal.mk.

Presidentja Osmani mban fjalimin vjetor në Kuvend

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, sot iu adresohet deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës me fjalimin vjetor.

 

Seanca do të nisë në ora 10:00.

Ndërkohë, Kuvendi do të mbajë edhe një seancë të jashtëzakonshme duke filluar nga ora 11:00, në të cilën do të shqyrtohet për herë të dytë Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Kurse, pasdite nga ora 18:00, Kuvendi vazhdon seancën plenare të mbetur në gjysmë, ku do të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seanca plenare e 25, 26 nëntor dhe 6 dhjetor 2021.

“Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-067 për inspektimet, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide, si dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020”, thuhet në njoftim.

Related posts

Mbështetet qëndrimi i Qeverisë së Kosovës kundër Mini-Shengenit, kritikohet Edi Rama

D V

Sot nis gjykimi i Salih Mustafës në Gjykatën Speciale

D V

Policia nuk gjen diçka të dyshimtë pas kontrollit në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More