Agjencia Zhurnal.mk.

Presidentin Biden ‘e tradhton mikrofoni’, teksa lëshon fjalë të këqija në drejtim të një gazetari në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Joe Biden, u dëgjua duke lëshuar fjalë të këqija në drejtim të një gazetari të kanalit Fox, pas një ngjarjeje në Shtëpinë e Bardhë të hënën pasdite.

Sipas medieve të huaja, komenti i tij erdhi pasi gazetarët po bënin pyetje derisa dilnin nga dhoma Lindore pas një takimi të Këshillit të Konkurrencës në Shtëpinë e Bardhë mbi përpjekjet për të ulur çmimet.

Korrespodenti i Fox për Shtëpinë e Bardhë, Peter Doocy e pyeti Bidenin: “A do ta pranoni një pyetje mbi inflacionin…? A mendoni se inflacioni është një përgjegjësi politike në terma afatmesëm?”.

“Është një aset i madh – më shumë inflacion”, tha Biden. “Çfarë idioti”.

Doocy ndërkohë tha në Fox të hënën vonë në mbrëmje se Biden e telefonoi atë për t’i kërkuar falje për komentin.

“Brenda rreth një ore nga ai shkëmbim, ai më telefonoi dhe më tha: ‘Nuk kam asgjë personale’”, tha Doocy.

“Unë e vlerësova. Patëm një telefonatë të mirë”, shtoi ai. 

Related posts

Kina zgjeron mbizotërimin global në rrjetet 5G me mbi 1.15 milionë stacione bazë

Z.H

Koreja e Veriut shpalli fitore ndaj koronavirusit dhe akuzoi Seulin për shpërthimin

Xh M

Macron paralajmëron për “pasoja” nga progami bërthamor i Iranit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More