Agjencia Zhurnal.mk.

Presidenti Xi flet në telefon me homologun e tij amerikan Biden

Presidenti i Kinës Xi Jinping bëri thirrje për bashkëpunim në bisedën telefonike që zhvilloi të enjten me homologun e tij amerikan Joe Biden.

 

Dy udhëheqësit shkëmbyen mendimet mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje kryesore ndërkombëtare dhe rajonale. Biden përcolli urimet e tij për Festën e Pranverës për të gjithë popullin kinez, ndërsa presidenti Xi e përgëzoi edhe një herë Biden-in për zgjedhjen në postin e presidentit të ShBA-së dhe i uroi popullit kinez dhe amerikan një Vit të lumtur dhe të mbarë të Kaut.

Duke nënvizuar që Kina dhe ShBA-ja fitojnë nga bashkëpunimi dhe humbasin nga përballja, presidenti Xi theksoi bashkëpunimin si opsionin e vetëm dhe të duhur për dy vendet.

Marrëdhëniet e shëndetshme dhe të qëndrueshme midis Kinës dhe ShBA-së janë pritshmëria e përbashkët e bashkësisë botërore, nënvizoi presidenti kinez, duke deklaruar se marrëdhënia Kinë-ShBA ndodhet në një moment kyç.

Ai u bëri thirrje dy palëve të trajtojnë si duhet mospajtimet, të përqendrohen në bashkëpunim dhe të përpiqen të gjejnë gjuhën e përbashkët, në mënyrë që të nxisin më tej lidhjet dypalëshe në një drejtim të mirë dhe të sjellin përfitime të prekshme për popujt e dy vendeve.

Presidenti Xi pohoi se ekzistojnë dallime në disa çështje midis dy vendeve por çelësi i marrëdhënieve dypalëshe qëndron në respektin e ndërsjellë dhe barazinë. Duhet të kuptojmë se ku dy vendet i kanë dallimet që duhet të menaxhohen dhe ku dy vendet ndajnë pika të përbashkëta, vuri në dukje Xi.

Ai sugjeroi angazhim të mëtejshëm të të dy palëve në fushat ekonomike, financiare, të zbatimit të ligjit dhe ushtrisë dhe u bëri thirrje ministrive të jashtme të të dy vendeve të zhvillojnë bisedime të thella mbi çështje të gjëra të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe çështje kryesore rajonale dhe globale.

Presidenti kinez gjithashtu i kërkoi palës amerikane të trajtojë me kujdes çështjet që lidhen me rajonet kineze të Tajvanit, Hong-Kongut dhe Xinjiang-ut pasi ato janë punët e brendshme të Kinës. Çështje të tilla kanë të bëjnë me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës, tha presidenti Xi, duke shtuar se ai shpreson që pala amerikane të respektojë interesat thelbësore të Kinës dhe do të veprojë me maturi.

Presidenti i ShBA-së u pajtua me homologun Xi në thirrjen se dy vendet duhet të shmangin konfliktet dhe sugjeroi që dy palët të zhvillojnë bashkëpunim në fusha të tilla si ndryshimi i klimës.

Ai theksoi se ShBA-ja është e gatshme të zhvillojë bisedime të sinqerta dhe konstruktive me Kinën nën parimin e respektit reciprok për të përmirësuar mirëkuptimin e ndërsjellë në mënyrë që të shmanget gjykimi i gabuar.

Dy udhëheqësit shprehën bindjen se biseda telefonike dërgon një sinjal pozitiv në botë dhe ranë dakord të mbajnë kontakte të ngushta për lidhjet dypalëshe dhe çështjet me interes të përbashkët.

Related posts

Zelensky i bën thirrje zyrtarëve rusë dhe mediave të Kremlinit të dorëhiqen dhe ta kundërshtojnë luftën

D V

SHBA: Zemra e një derri transplantohet me sukses te një njeri

D V

Ndërprerje masive e rrymës elektrike në Ukrainë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More