Presidenti i Uzbekistanit Shavkat Mirzojoev ka refuzuar miratimin e ndryshimeve kushtetuese të vendit që do të pengonin rajonin e Karakalpakstanit të mbajë referendum për shkëputje nga vendi.
Ai këtë e deklaroi sot pasi dy ditë më parë, të premten, në Nuka, kryeqyteti i Karakapakstanit, shpërtheu një protestë e madhe kundër ndryshimeve kushtetuese, lajmërojnë mediat amerikane dhe shtojnë se protestuesit dyshohet se kanë tentuar të pushtojnë ndërtesat qeveritare dhe janë përplasur me policinë.
Nga sonte deri më 2 gusht, presidenti i Uzbekistanit vendosi orë policore njëmujore në këtë rajon të shkretëtirës së vendit, i cili do të jetë i vlefshëm gjatë natës dhe do të jetë pjesë e gjendjes së jashtëzakonshme në këtë rajon”, sipas dekretit të presidentit të publikuar në faqen e tij të internetit, lajmërojnë mediat ruse.
Karakalpakstan është rajon i gjerë, kryesisht shkretëtirë në pjesën veriperëndimor të Uzbekistanit.