Agjencia Zhurnal.mk.

Presidenti polak Andzhej Duda mbërrin në Shkup

Shkup, 18 nëntor – Presidenti polak Andzhej Duda sonte mbërriti për vizitë dyditore zyrtare në vend, në kuadër të së cilës do të realizojë takim me nikoqirin e tij, shefin e shtetit Stevo Pendarovski, ndërsa është paraparë të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi si dhe me kryeministrin, Zoran Zaev.

 

Presidenti Duda në Aeroportin në Shkup u prit nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.“Mirëseardhje në Maqedoninë e Veriut për presidentin e Republikës së Polonisë, Andzhej Duda. Kjo vizitë paraqet dëshmi për miqësinë tradicionale midis Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë e cila para ca kohësh është fuqizuar edhe më shumë me partneritetin tonë në NATO. Në veçanti e vlerësojmë mbështetjen e sinqertë për eurointegrimet e vendit tonë, përmes së cilës fuqizojmë lidhjet tona miqësore”, shkroi Osmani në profilin e tij në Fejsbuk pas pritjes së Dudas.Duda nesër do të pritet me nderime më të larta shtetërore nga presidenti Pendarovski në Vilën Vodno, ku do të mbahet tet-a-tet takim, pas çka do të vijojnë biseda plenare të delegacioneve të të dy vendeve.

Duda dhe Pendarovski të njëjtën ditë do të mbajnë fjalim edhe në hapjen e Forumit ekonomik Poloni-Maqedoni e Veriut, që do të mbahet në hotelin Meriot në Shkup.

Dy presidentët do të vendosin kurorë lulesh në varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi”. 

Related posts

Janë regjistruar 130 raste të Kovid-19 dhe gjashtë të vdekur

D V

Trajanov: Në letërnjoftime të figurojë dhe grupi i gjakut, ndihmon mjekët

R Zh

Ganiu: Vazhdojmë me krijimin e vend-parkingjeve në Çair (FOTO)

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More