Agjencia Zhurnal.mk.

Presidenti Pendarovski për vizitë zyrtare në Kosovë

Shkup, 15 dhjetor – Shefi i shtetit Stevo Pendarovski, sot, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai në Prishtinë do të mbajë takime me homologen e tij kosovare Vjosa Osmani-Sadriu, me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe me kryeministrin Albin Kurti.

 

Siç kumtoi kabineti i shefit të shtetit, presidenti Pendarovski me nderime shtetërore dhe ushtarake do të pritet nga Osmani-Sadriu pastaj do të mbajnë takime tet-a-tet, ndërsa do të vijojë edhe mbledhje plenare e delegacioneve të të dy vendeve.

Në suaza të qëndrimit në Kosovë, presidenti Pendarovski në Pejë do ta vizitojë Komandën Rajonale të KFOR-it në Perëndim dhe pjesëtarët e kontingjentit të Maqedonisë së Veriut në përbërje të Misionit.

Related posts

Ligji është i qartë, popullata e përgjithshme është shuma e popullsisë rezidente dhe jorezidente, theksoi Sela

D V

Konferencë vjetore: Energjia e re në decentralizimin, me kapacitet të plotë drejt zhvillimit të qëndrueshëm

D V

Zaev: Shanset për heqje të bllokadës bullgare do të rriten pas zgjedhjeve në të dy vendet

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More