Agjencia Zhurnal.mk.

Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të rinj në Meksikë dhe Malajzi

Shkup, 30 nëntor – Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot i pranoj letrat kredenciale të ambasadorëve të rinj të Shteteve të Bashkuara të Meksikës dhe të Malajzisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale nga ana e ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara të Meksikës, me seli në Beograd, Karlos Isauro Feliks Korona, presidenti Pendarovski theksoi se marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tradicionalisht bazohen në miqësi, mirëkuptim të ndërsjellë dhe respektim i ndërsjellë.

Shtoi se ekzistojnë një sërë mundësish për avancimin e tyre sidomos në kulturë, arsimim, turizëm dhe ekonomi.

“Në këtë drejtim shpresoj sinqerisht se edhe Ju, përmes angazhimit tuaj të ardhshëm, do të kontribuoni drejt përforcimit të tyre të përgjithshëm, duke vendosur me këtë rast edhe përmbajtje të reja, përmes dialogut më intensiv politik, komunikimit mes parlamenteve, binjakëzimin në nivel lokal dhe bashkëpunimin e përforcuar ekonomik”, tha Pendarovski.

Ambasadorit meksikan theksoi se këtë vit shënohen 20 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, duke theksuar se në mënyrë aktive do të angazhohet në promovimin e kapitullit të ri të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit mes Meksikës dhe Maqedonisë së Veriut bazuar në miqësi afatgjate dhe të fuqishme dhe mirëkuptim.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale nga ana e Francisko Munis, ambasadori i ri i Malajzisë me seli në Budapest, presidenti Pendarovski theksoi se dy shtetet kultivojnë lidhje miqësore, me ç’rast Maqedonia e Veriut i jep vëmendje zhvillimit dhe avancimit të marrëdhënieve më të mira në Malajzi, në planin bilateral dhe multilateral.

“Jam shumë i bindur se përveç angazhimeve të përbashkëta ekziston edhe potencial i madh t’i zhvillojmë dhe avancojmë raportet e ndërsjella. Kjo në mënyrë të veçantë ka të bëjë edhe me bashkëpunimin në pjesën e turizmit, kulturës dhe ekonominë, ku Republika e Maqedonisë së Veriut, me volitshmëri që i ofron mund të paraqesë derë hyrëse për produktet malajziane në rajonin e Evropës Juglindore”, potencoi presidenti Pendarovski.

Duke theksuar se pritshmëritë dhe potenciali i partneritetit ekonomik dhe afarist janë premtuese, veçanërisht në fushën e industrisë ushqimore, turizmit dhe shkëmbimeve kulturore, ambasadori Munis theksoi se të dy vendet ruajnë bashkëpunimin praktik në nivel shumëpalësh, ku janë të përkushtuara në zgjidhjen e çështjeve ndërkombëtare në mënyrë të drejtë dhe korrekte.

“Në këtë drejtim, Malajzia dhe Maqedonia e Veriut do të vazhdojnë të kultivojnë marrëdhënie të përzemërta me të gjitha vendet dhe të bashkëpunojnë në të gjitha sferat për çështjet globale, si në kuadër të Kombeve të Bashkuara ashtu edhe në platformat e tjera ndërkombëtare”, tha ambasadori Munis.

Presidenti Pendarovski ambasadorëve të rinj të Shteteve të Bashkuara të Meksikës, Karlos Isauro Feliks Corona dhe të Malajzisë, Francisco Muniz, u dëshiroi suksese në detyrat e tyre të përgjegjshme diplomatike.

Related posts

Kushtet për hyrje në Greqi vazhdohen deri më 27 gusht

Z H

Shahpaska në takim me drejtoreshën rajonale të UN Woman për Evropë dhe Azinë Qendrore, Alia El Jasir

D V

Sasho Mijallkovi doli nga burgu “Shkup” pasi Apeli e pranoi ankesën e avokatëve të tij

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More